Detaje të reja nga vrasja e 60-vjeçarit Ilir Kapo në Tiranë. Sipas “BalkanWeb” ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave.
Viktima dhe autori Olgert Dhimitri, 37 vjeç, banor të së njëjtës lagje ishin duke konsumuar alkool në lokal dhe më pas kanë filluar konfliktin me fjalë.
Pas sherrit verbal ata kanë dalë jashtë dhe 37-vjeçari e ka goditur me thikë të moshuarin. Autori sipas burimeve është në gjendje tejet të dehur dhe dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.