28-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 53-vjeçare është arrestuar nga policia.
Uniformat blu bëjnë me dije se 28-vjeçari i është futur në banesë një 53-vjeçareje, të cilën e ka përdhunuar dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për BalkanWeb se 28-vjeçari i cili dyshohet se abuzoi seksualisht me 53-vjeçaren , ishte shok me një komshi të saj.
53-vjeçarja ka deklaruar në polici se i riu i ka grabitur para. Policia fillimisht ka ndaluar komshiun e 53-vjeçares, më pas ka arritur të arrestojë 28-vjeçarin,
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.