Deklarata e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se ligji i investimeve strategjike tregon më së miri kapjen e shtetit me votë në parlament.
Ajo thekson se për këtë arsye së bashku me 6 deputetë të PD kanë kërkuar ngritjen e një Komsioni Hetimor.
“Kush janë përfituesit realë të këtij ligji?! Kam depozituar një kërkesë në ministrinë e financave dhe ekonomisë për të mësuar përfituesit nga ky ligj dhe ende sot nuk kam një informacion”, shkruan ajo ndër të tjera.
REAGIMI I PLOTE
Ligji investimeve strategjike është një nga ligjet që tregon më së miri kapjen e shtetit dhe korrupsion me votë në parlament!
Prandaj së bashku me 6 kolegë paraqitëm nismën për ngritjen e një komisioni parlamentar për Investimet Strategjike.
Në vitin 2015 kur ky ligj u paraqit në kuvend në emër të PD kam depozituar amendamente pasi qe e qartë arsyeja pas këtij ligji. Oligarkia që qëndron pas qeverisë.
Amendamentet lidheshin ngushtë me nenet në lidhje me pronën private dhe atë publike. Ligji investimeve Strategjike cënon të drejtën kushtetuese të pronës.
Fatkeqësisht mazhoranca nuk miratoi amendamentet dhe po ashtu vazhdoi të zgjaste pafundësisht ligjin dhe efektet e tij në kurriz të pronarëve dhe pronës private dhe publike.
Kush janë përfituesit realë të këtij ligji?! Kam depozituar një kërkesë në ministrinë e financave dhe ekonomisë për të mësuar përfituesit nga ky ligj dhe ende sot nuk kam një informacion.
Ligji në mënyrë korruptive është zbatuar vetëm për projekte strategjike jo transparente, me kritere të paplotësuara. Mbi të gjitha ky ligj nuk ka tërhequr investime serioze nga partnerët tanë strategjikë madje është përdorur për qoka për miqtë e qeverisë!
Ndaj është jetike që parlamenti dhe qytetarët të mësojnë realisht eficencën dhe kujt po i shërben ky ligj!