Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Burri i Xhaçkës dhe Gaz Paja investitorë strategjikë, PD i bën kërkesën urgjente Kuvendit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Burri i Xhaçkës dhe Gaz Paja investitorë strategjikë, PD i bën kërkesën urgjente Kuvendit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një iniciativë për verifikimin e procedurave të investimeve strategjike është marrë sot nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Ky vendim vjen pas dyshimeve dhe akuzave që janë bërë publike se po ndiqet praktikë korruptive për rastin e Portit të Durrësit dhe të ndërtimit të një resorti turistik me investitor, aktorin Gazmend Paja, si dhe akuzat për bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka.

Mësohet se 7 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, i kanë kërkuar Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.
Sipas deputetëve të PD, megjithëse qëllimi i ligjit për investitorët strategjik, ishte pozitiv, në praktikë ka rezultuar se ai është përdorur kryesisht si një mekanizëm për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste. Sipas deputetëve mbi këto projekte ka pasur hije dyshimi për korrupsion, favorizim, paligjshmëri, klientelizëm dhe arbitraritet, duke dhënë si shembull tre procedura:

  1. për rastin e Portit të Durrësit;
  2. rastin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë (PS), z. Gazmend Paja, i cili ka përfituar 133 mijë m2 në Dhërmi; dhe
  3. rastin e bashkëshortit të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe deputetes së PS-së, znj. Olta Xhacka, ish-deputeti socialist z. Artan Gaci, i cili ka përfituar të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

    “Me qëllim shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, vlerësimin e mundësisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë” me qëllim parandalimin e të gjitha praktikave të paligjshme, abuzive apo korruptive, duke pasur parasysh edhe rëndësinë thelbësore që ka për ekonominë tonë rritja e përthithjes së investimeve vendase dhe të huaja, nëpërmjet procedurave të ligjshme, transparente dhe meritokratike, çmojmë të nevojshme ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Investimet Strategjike”, -thuhet në kërkesën e 7 deputetëve të PD.

 

Komisioni propozohet të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike;
(ii) hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”; dhe
(iii) shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për Investimet”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

“Ju lutem, mos i privoni” Banorët e Rinasit refuzuan të çonin fëmijët në shkollë në shenjë proteste, reagon ministrja Kushi

Para

Jo vetëm bojkot i naftës/ Presidentja e KE zbulon hapin e rradhës kundër Rusisë

Para
Jo vetëm bojkot i naftës/ Presidentja e KE zbulon hapin e rradhës kundër Rusisë

Jo vetëm bojkot i naftës/ Presidentja e KE zbulon hapin e rradhës kundër Rusisë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

nga Fast News
21:27 | 10/04/2026
0

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

nga Fast News
21:23 | 10/04/2026
0

Recent News

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

21:46 | 10/04/2026
Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

21:30 | 10/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora