Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Babai më mohoi” Këngëtari shqiptar takohet për herë të parë me nenën biologjike, mëson dramën e jetës së saj (VIDEO)

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Babai më mohoi” Këngëtari shqiptar takohet për herë të parë me nenën biologjike, mëson dramën e jetës së saj (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndoshta shumë njerëzve mund t’iu kujtohet grupi muzikor “Meteor”, i cili dikur ka performuar në edicionin e parë të “Kënga Magjike”. Por duket se rastësitë janë të çuditshme. Altini, një prej anëtarëve të grupit, është ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”, por ndryshe nga formula e njohur e rubrikës, ai mbërrin përpara dërguesit të mesazhit në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Arsyeja e kësaj është se Altinin e ka thirrur nëna e tij biologjike, pas 47 vitesh, por ndërkohë ai rrëfen anën e tij të historisë përpara se gruaja që i ka dhënë jetë, të vijë dhe të shfletojë të shkuarën. Altini e nis rrëfimin me momentin si e mësoi që ishte i birësuar. Ai tregon se gjatë rritjes kishte dëgjuar herë pas here fjalë nga të tjerët, por momenti i duhur dhe i zgjedhur nga ata ishte pasi ai  përfundoi shërbimin ushtarak.

Ndryshe nga herët e tjera në “Ka Një Mesazh Për Ty”, dërguesi i tij hyn në studio më vonë se sa marrësi.

Hekria ka 47 vite që kërkon djalin e saj, Rudinin. Ky i fundit ka mbërritur në “E diela shqiptare” dhe rrëfeu anën e tij të historisë, momentin kur mori vesh që ishte i birësuar. Megjithatë, për Altinin, i cili është emri që i ka vendosur familja birësuese, nuk është e qartë rrethana pse jeta e tij pësoi këtë kthesë.

Hekria, e cila e kërkon prej vitesh, nuk e di që Rudini i saj,  sepse ajo kështu e njeh, po e dëgjon nga ana tjetër e ekranit. Ajo fillon të tregojë të gjithë ngjarjen, edhe përpara lindjes së djalit të saj duke hedhur dritë mbi gjithë historinë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas përfundimit të ciklit 8-vjeçar në Kavajë, Hekria u shpërngul në Durrës për të vazhduar studimet në shkollën mekanike. Në vitin e dytë atje, u njoh me një djalë,  i cili ishte në të njëjtën klasë me të, por kishin 7 vite diferencë në moshë. Gjithsesi, morën vendimin të fejoheshin edhe pse babai i Hekries nuk e përkrahu këtë zgjedhje të së bijës. Kjo sigurisht e mërziti shumë, por më pas mes Hekries dhe djalit, nisi të krijohej një hendek.

Hekrie: Ne përpara se të merrnim diplomat e shkollës, na dërgonim në aksion. U shpërndanë dhe diplomat, shikoj një largësi, afrimitet fare.

Ardit Gjebrea: Nga djali?

Hekrie: Po

Ardit Gjebrea: Po pse?

Hekrie: Unë s’kam kuptuar asgjë Ardit.

Ardit Gjebrea: Po kur mbete shtatzënë me të?

Hekrie: Kur isha 17 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Ai u shkëput në momentin që i the që je shtatzënë apo më përpara?

Hekrie: Pak më përpara, e shikoja që ishte shumë i largët, nuk më afrohe, thashë diçka ka, por s’kuptoja.

Ardit Gjebrea: E zbulove më vonë çfarë kishte apo jo?

Hekrie: Më pas e pashë largësinë edhe vjen mami im në oborrin e shkollës më thotë: “Diçka ke’. I thashë: “Çfarë?”, “kur të vish në shtëpi” më tha. Shkova në shtëpi, u ndamë, ai iku në shtëpinë e vet, unë në shtëpinë time edhe do vij, do vij…

Ardit Gjebrea: S’erdhi?

Hekrie: Jo.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë e dinte që ti ishe shtatzënë?

Hekrie: Ai e dinte por unë nuk e dija. Unë nuk kam kuptuar asgjë.

Ardit Gjebrea: Po ai nga e dinte?

Hekrie: Se isha 5 muajshe e gjysmë. Mami më ka kuptuar. “Nuk të shikoj mirë, ti je kështu”.”Jo” i thashë unë. Se kush i tha babit tim. Më përzunë nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Ku vajte?

Hekrie: Erdhi daja im, në atë kohë ka qenë shef sigurimi në Ministrinë e Mbrojtjes, më mori, më dërgoi në Kukës. Ndenja në Kukës gati 3 muaj. Pas Kukësit më sjellin në Ishëm.

Ardit Gjebrea: Pse duhet ta lindje fëmijën në Ishëm?

Hekrie: Nuk lejohej, se kishin hallin e babit tim, se mos ndodhte diçka, se ai që kur e mori vesh tha “unë nuk kam më vajzë”.

Ardit Gjebrea: Të mohoi?

Hekrie: “Vajza ime ka vdekur që sot” tha./tvklan.al

Pas

“Nuk keni parë gjë akoma” Pas më shumë se 2 vitesh, Bill Gates bën parashikimin e zymtë për pandeminë

Para

“Rama është si Zeusi” Ministrja komenton deklaratën që bëri bujë: Të bardhës nuk mund ti thuhet e zezë

Para
“Rama është si Zeusi” Ministrja komenton deklaratën që bëri bujë: Të bardhës nuk mund ti thuhet e zezë

“Rama është si Zeusi” Ministrja komenton deklaratën që bëri bujë: Të bardhës nuk mund ti thuhet e zezë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

nga Fast News
08:30 | 11/04/2026
0

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

nga Fast News
08:00 | 11/04/2026
0

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Recent News

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

08:30 | 11/04/2026
Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

08:00 | 11/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora