Në qoftë se ka një vend ku nuk dëshironi që të kapeni duke bërë ndonjë gjë të paligjshme, është pikërisht jashtë një komisariati. Mirëpo, ky ishte vendi ku një trafikant droge u arrestua pasi kishte ndezur një cigare hashashi pranë stacionit të policisë Worcester. Frank Crocker u arrestua në datën 25 shkurt pasi oficerëve nuk iu desh shumë kohë që të nuhasnin kanabisin ndërsa dilnin jashtë komisaraitit. Crocker pranoi faktin se kishte kanabis kur u paraqit para gjykatësve në Worcester ditën e enjte. Trafikanti i drogës nga Lowesmoor, Worcester, mori pjesë në Gjykatën e Magjistraturës së Worcester-it ku u deklarua fajtor për posedim kanabisi.
Crocker përballet po ashtu me akuza më të rënda për sulm që shkakton lëndime trupore ndaj një viktime femër dhe posedim kanabisi me qëllim furnizimin.





