• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbledh të gjithë aktorët në Konferenca Ndërkombëtare

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbledh të gjithë aktorët në  Konferenca Ndërkombëtare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

U zhvillua sot, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Sfidat aktuale të sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe proceset demokratizuese” e organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Të ftuar në këtë konferencë të nivelit të lartë, personalitete të shquara të shkencës, drejtësisë dhe politikës nga Shqipëria e rajoni. Në panelin kryesor morën pjesë : Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë së Shqipërisë, Artur Metani Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Albana Shtylla Kryetare e Kolegjit të Apelimit, Naureda Llagami Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Etilda Gjonaj, ish Ministre e Drejtësisë dhe Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka, Kryetare e Komisionit të Ligjeve, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, Profesor Dimitris Christopoulos, Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Panteion në Athinë, Profesoreshë Tiziana Lauretti nga Universiteti i Tuscia-s Itali, Profesor Ksenofon Krisafi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, si dhe Profesor Adrian Civici Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.





Fjalën e hapjes në këtë konferencë e mbajti Akademik, Prof. Dr Anastas Angjelii cili theksoi se reforma në drejtësi, vlerësohet si një nga reformat më të rëndësishme në interes të zhvillimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, e cila po sjell një impakt pozitiv në jetën e qytetarëve të vendit tonë. “Nevoja për këtëreformë erdhi para së gjithash për shkak se qytetarët, përgjatë gati dy dekadave e gjysmë tranzicioni, në shumë raste janëpërballur me një sërë shkeljesh dhe padrejtësish gjatë gjykimit tëçështjeve të tyre në hallkat e sistemit gjyqësor”, u shpreh Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla nënvizoi veç të tjerash se sfida e vërtetë e drejtësisë është barazia reale e shtetasve para ligjit. “ Pandëshkueshmëria luftohet atëherë kur askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk është edhe poshtë tij. Për këtë të gjithë duhet të reflektojmë e të zhvillojmë përgjegjësitë që na takojnë”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit duke falenderuar Universitetin Mesdhetar për organizimin e kësaj konference.

“Tashmë kemi hyrë në 5-vjeçarin e dytë, atë të konsolidimit të sistemit të reformuar të drejtësisë. Në këtë fazë të dytë, prioritet mbi prioritetet mbetet plotësimi i vakancave në organet e sistemit të drejtësisë, të krijuara prej vetingut rigoroz dhe të imtësishëm, duke pasur tani në fokus rekrutimin e magjistratëve të kualifikuar, sipas kritereve të mirëpërcaktuara në Kushtetutë dhe ligj. Kriteret për kualifikimin e aplikantëve janë konceptuar që në fillesat e reformës si të arritshme vetëm nga kandidatë të një profili serioz dhe të denjë për një sistem të riorganizuar të drejtësisë”, u shpreh Ministri.

 

Kjo konferencë e cila zhvillohet në dy ditë, synon të analizojë në thellësi procesin e reformës në drejtësi duke mos e trajtuar atë vetëm si një fenomen juridik por si një produkt i kontekstit social në një periudhë të ridimensionimit tëmarrëdhënieve ndërkombëtare dhe kryesisht të dimensionitekonomik dhe politik të tyre. Qëllimi i saj, është të trajtojë të dy proceset si të ndërlidhura dhe të theksojë rolin që reforma në drejtësi ka në procesin e integrimit të vendit. Konferenca bashkon në një tryezë debati komunitetin akademik dhe kërkuesit e rinj si dhe politikanë të lartë të rajonitdhe kontribues direkt në reformën në drejtësi, për shkëmbimin e ideve dhe divulgimin e punës së tyre kërkimore shkencore në lidhje me tematikën kryesore të konferencës, por edhe të gjitha aspekteve të tjera të fushave ndërdisiplinare si shkencave politike. marrëdhënieve ndërkombëtare, studimeve rajonale, shkencave ekonomike, studimeve historike, studimeve ne fushën e të drejtës ndërkombëtare.

Pas

Asnjë humbje jete/ Të dhënat nga pandemia për sot, ja sa raste të reja konfirmohen në Shqipëri

Para

Nesër të gjithë me sytë nga qielli, ndodh eklipsi i pjesshëm diellor

Para
Nesër të gjithë me sytë nga qielli, ndodh eklipsi i pjesshëm diellor

Nesër të gjithë me sytë nga qielli, ndodh eklipsi i pjesshëm diellor

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Mallkimi i Polifemit mbi trashëgiminë tonë

Mallkimi i Polifemit mbi trashëgiminë tonë

nga Fast News
08:00 | 28/08/2025
0

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Recent News

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

09:00 | 28/08/2025
Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

08:30 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar