Një nga vështirësitë më të mëdha të ditëve të sotme, është të gjesh një punë të përshtatshme. Përpara se tënis me disa hapa që personalisht më kanë ndihmuar të gjej punë të mira, jo shumë stresuese dhe tëpaguara mirë, doja t’ju kërkoja diçka. Nëse mendoni se punë të mira gjenden vetëm me mik dhe lekë, siçqarkullojnë fjalë të shumta, e keni shumë gabim. Fshijeni këtë ide nga mendja juaj dhe nisni të lexoni hapat e mëposhtëm.
1. Pranojini aftësitë tuaja dhe mendoni se çfarë dëshironi realisht të bëni.
Hapi më kryesor se si të gjesh një punë, është të pranosh se ku je. Mos kërkoni punë që i kalojnë aftësitëtuaja profesionale, apo bindjet se mund t’i bëni ato. Nëse ke studiuar për ekonomiste, nuk mund të bëhesh dot arkitekte. Është e vërtetë që kapitalizmi ka nevojë për persona të informuar në çdo fushë, por secili duhet ta pranojë deri ku arrin. Pranoni se sa mund të arrini dhe zgjidhni punë që mendoni se mund t’i bëni. Padiskutim mund të zgjidhni vende pune që ju duken sfiduese, ama deri në pikën që mendoni se mund t’i realizoni, në të kundërt puna do të kthehet në një stres të vërtetë për ju. Mendoni se çfarëdëshironi të bëni në përditshmërinë tuaj, çfarë do t’ju jepte kënaqësi dhe nisni kërkimet.
2. Kërkoni në shumë faqe dhe portale serioze.
Çelësi se si të gjeni një punë të mirë, është të dini se si ta kërkoni atë. Mos u bëni pjesë e faqeve në rrjetet sociale që hedhin njoftime punësimi të kota, ku shpesh mungojnë edhe të dhënat e kompanive që kërkojnëpunonjës. Kërkoni në portale dhe faqe serioze ( personalisht më kanë ndihmuar portalet duapune.com , njoftimefalas.com , finderal.com , si dhe njoftime.com ). Mos u mjaftoni me një portal, kontrolloni nëdisa të tilla. Hapni edhe faqet e kompanive ku ju intereson të punoni, gjeni rubrikën e vendeve të lira dhe aplikoni në ato vende që mendoni se mund t’i bëni. Gjithashtu, mund të përfshiheni edhe në grupe apo faqe të ndryshme të rrjeteve sociale, por duhet të bëni kujdes që të kontaktoni vetëm punëdhënësit e atyre njoftimeve që janë të kompletuara dhe me të dhëna të sakta të kompanive punësuese.
3. Dërgoni një CV të plotësuar mirë.
Formati që kërkohet në ditët e sotme, është ai Europass, por diferenca shihet tek përmbajtja e CV. Mundohuni të përfshini gjithçka, çdo trajnim, gjuhë të huaj, nivel shkollimi dhe eksperiencë punësimi tëmëparshme. Gjithashtu, në fund mos harroni të përfshini edhe gjërat që ju interesojnë. Të gjitha elementet në CV ju shtojnë pikë në sytë e një punëdhënësi, ndaj mundohuni të mos harroni asnjë detaj pa përmendur.
4. Lini përshtypje të mira në intervistë.
Hapi i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, është të lini përshtypje të mira në intervistën e punës. Pasi e ke gjetur një punë dhe ke siguruar një kontakt nga punëdhënësi, duhet të mundohesh ta sigurosh atë deri nëfund. Kjo gjë nënkupton një përshtypje të mirë në intervistë, pasi aty vendoset nëse një vend pune do ta fitosh ti, apo dikush tjetër. Ndaj, sigurohu të jesh veshur në mënyrë serioze, të largosh emocionet dhe tëpërgjigjesh me diplomaci ndaj çdo pyetjeje. Sigurisht do të ketë provokime nga ana e intervistuesit nëpyetjet që do të bëjë, por ti mundohu të ruash qetësinë, të përgjigjesh me diplomaci dhe të jesh i/e sigurtëse vendi i punës do të jetë yti./bota.al