Duke nisur nga 1 Maji, nuk do të ketë më shërbime në sportele.
Kjo është tematika e një aktiviteti që po zhvillohet sot nga kryeministri Edi Rama.
Ai ka zbuluar se nga ky process nuk do të ketë njerëz që do të largohen nga puna.
Kreu i qeverisë bën me dije se ata punonjës të sporteleve do të punojnë brenda zyrave duke plotësuar dokumentet për t’i ofruar shërbim online qytetarëve. Gjithashtu Rama theksoi se për herë të parë në Shqipëri do të ofrohet shërbimi ndaj klientit njësoj si “Siri” në Iphone.
“Më 1 maj do të mbyllen zyrtar dhe qytetarët do të marrin shërbim online. Do të mbyllen zyrtar nga jashtë , por brenda saj do të jenë punonjës që do të punojnë për kërkesat e qytetarëve. Nuk do të ikin nga puna ata punonjës që ofrojnë shërbime por do të bëjnë një punë tjetër do të merren me plotësimin e dosjes së qytetarëve.
Pra nëse do të marrësh “dokument X” dhe që deri dje i merrte qytetari tani kemi filluar që pas datës 1 maj të gjitha këto do të ofrohen nga sistemi që do të thotë që cdokush që punon në sportel nuk do kenë përballë qytetarët që kërkojnë shërbim por do të kenë kompjuterin edhe qytetarët do të jenë në formë aplikimi.
Cdo aplikim që kërkon dokumenta të ndryshme personi në sportel do të bëjë grumbullimin e dokumentave të nevojshme dhe më pas qytetari do të marrë përgjigjen sërish online. Hipoteka kërkon disa ditë për të sjellë përgjigjen, brenda disa ditësh do të të vijë në telefon hipoteka, të gjithë ata punonjës të administratës plotësojnë dokumentet e nevojshme”, u shpreh Rama.
Nisma e re – “Vitin e ardhshëm do të kemi asistentin me zë, njësoj siç është “Siri” kështu do të jetë asistenti dixhital i çdo qytetari për të marrë shërbim të caktuar apo çdo lloj pyetje shërbimi do ta ketë në telefon asistentin me zë dhe do të kërkojë përgjigjen për atë gamë që lidhen me shërbimet me dokumenta”, përfundoi Rama.