• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them si e përjeton ndarjen në çift

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them si e përjeton ndarjen në çift
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kur flasim për horoskopin, shpesh pyesim veten se si veprojnë rreth dashurisë. Por gjithashtu është interesante, se si secila shenjë sillet kur i jep fund një lidhjeje.

Dashi





Nuk jeni një person melodramatik, por as nuk qëndroni indiferentë përballë disa ngjarjeve të rëndësishme si fundi i një lidhjeje. Reagimi juaj i parë është padyshim agresiv, veçanërisht nëse ishte partneri juaj ai që u nda me ju. Zemërimi juaj, megjithatë, nuk zgjat shumë dhe ju duhet vetëm një kohë e shkurtër për të nisur diçka të re. Sigurisht që nuk do të jeni miq me ish-ët tuaj.

Demi

Zakonisht jeni ju që vendosni t’i jepni fund disa marrëdhënieve, pasi keni bërë vlerësime të gjata që marrin parasysh çështjet emocionale dhe praktike dhe ekonomike. Shkëputja nga partneri është e lodhshme, por ju e menaxhoni me inteligjencë. Nëse ka qenë partneri ai që ju ka lënë, situata ndryshon dhe skenat e xhelozisë apo akuzat tuaja mund të bëhen vërtet të paharrueshme për ish-ët tuaj.

Binjakët

Marrëdhëniet tuaja nuk përfundojnë gjithmonë pastër dhe përgjithmonë. Shumë shpesh, në fakt, ju zhdukeni nga jeta e personit me të cilin keni dalë (nuk ju pëlqen të thoni se keni qenë bashkë) pa i dhënë asnjë shpjegim. Mendjelehtësia juaj ndonjëherë ju bën sipërfaqësor por gjëja më qesharake është se ish-ët tuaj ju konsiderojnë si dhurata më e mirë që universi mund t’u bënte atyre.

Gaforrja

Fundi i një historie dashurie për ju është një nga tragjeditë më të mëdha të jetës. Në fakt, në shumicën e rasteve, shpresonit të krijonit një familje me personin me të cilin ishit. Situata është edhe më e rëndë nëse ndaheni nga babai i fëmijëve tuaj. Nuk do të mund ta falni kurrë që ju ka braktisur dhe do të bëni ç’të mundeni për ta bërë atë të ndihet fajtor, me shpresën se një ditë do të kthehet tek ju.

Luani

Dashuria është punë serioze. Kur bie në dashuri, jep gjithçka nga vetja dhe kur ndahesh me dikë vuani pa masë. Nuk është zakon të fshihni emocionet që ndjeni dhe të gjithë njerëzit që njihni janë të vetëdijshëm se zemra juaj është thyer. Vuajtja është e njëjtë edhe kur je ti që duhet të marrësh këtë vendim. Keni tendencë të ngushëlloheni në një kohë të shkurtër.

Virgjëresha

Zakonisht, përpara se të angazhoheni për një lidhje, ju peshoni me kujdes të mirat dhe të këqijat dhe shmangni përfshirjen në situata potencialisht të rrezikshme. Përfundimi i një historie mund të jetë shumë më i dhimbshëm nga sa e imagjinoni, sepse në përgjithësi ju shtyn të ndërtoni barriera të reja rreth zemrës suaj, të cilat mund t’ju pengojnë të jetoni paqësisht dhe pa frikë histori të tjera në të ardhmen.

Peshorja

Keni pasur kaq shumë lidhje dashurie në jetën tuaj dhe me siguri keni kaluar nga një i dashur te një tjetër në një kohë të shkurtër që kur keni qenë më të vegjël. Fundi i një lidhjeje nuk i pëlqen askujt, por ju nuk bëni ndonjë dramë të madhe dhe menjëherë përpiqeni të ktheheni në rrugën e duhur për të gjetur një partner të ri. Zakonisht, ju prisni që të tjerët të largohen nga ju, sepse nuk dëshironi ta merrni atë përgjegjësi.

Akrepi

Ajo që ndodh në fund të marrëdhënies suaj mund të përmblidhet në një fjalë: hakmarrje. Nëse keni mbetur pas, nuk do të mund t’i falni kurrë ata që guxuan të shkelin ndjenjat tuaja në këtë mënyrë dhe do të bëni gjithçka për t’i ndëshkuar. Nëse ishit ju që u larguat, ju ende besoni se përgjegjësia ishte e atyre që nuk ju donin sa duhet. Është e pamundur që ish-ët të të heqin qafe.

Shigjetari

Jeni optimist dhe edhe kur një histori përfundon, përpiqeni të gjeni gjithmonë anën e mirë të situatës. Nuk ju pengojnë periudhat e shkurtra të beqarisë. E shfrytëzoni për të udhëtuar dhe argëtuar me miqtë tuaj, duke kaluar nga një aventurë në tjetrën pa përkushtim dhe pritshmëri. Gjithashtu, ecni me mendimin se një derë më e mirë hapet pasi një tjetër është mbyllur.

Bricjapi

Është e vështirë të kuptosh se si ndihesh kur vendos të përkushtohesh në një lidhje dhe është akoma më e vështirë të kuptosh se kur përfundon kjo lidhje. Disa mund të mendojnë se nuk jeni në gjendje të ndjeni emocione, por e vërteta është se shumë shpesh ju dashuroni ose vuani në heshtje. Fundi i një historie nuk ju lë indiferentë, por lotët dhe dëshpërimi nuk do të ishin të dobishëm për askënd.

Ujori

Asnjëherë nuk e dini se kur fillojnë historitë tuaja dhe as kur mbarojnë. Ndonjëherë edhe ju nuk dini nëse ta konsideroni veten të përkushtuar apo beqar. E vërteta është se nuk përfshiheni lehtë në marrëdhënie të rëndësishme dhe, kur kjo ndodh rrallë, krijoni një marrëdhënie aq bashkëfajtore me partnerin, saqë mund ta kuptoni edhe nëse ai vendos të largohet nga ju (ose anasjelltas). Zakonisht qëndroni miq me ish-ët tuaj.

Peshqit

Fundi i një historie dashurie për ju është gjithmonë shumë e dhimbshme dhe e përjetoni keq. Ju vjen keq për fundin e marrëdhënies në të cilën keni dhënë gjithçka. Dhe nëse ai ju ka lënë, do t’ju duhet pak kohë para se të shihni se përtej lotëve tuaj mund të hapen horizonte të reja.

Pas

Sa do shiten nafta, benzina dhe gazi? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja

Para

“Mos trego” Çfarë po ‘kurdis’ kryetarja e LSI? Monika Kryemadhi merr timonin në dorë (FOTO)

Para
“Mos trego” Çfarë po ‘kurdis’ kryetarja e LSI? Monika Kryemadhi merr timonin në dorë (FOTO)

“Mos trego” Çfarë po ‘kurdis’ kryetarja e LSI? Monika Kryemadhi merr timonin në dorë (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar