Arrestohet autori i plagosjes me armë që ndodhi sot paradite në Durrës.
Mësohet se policia ka vënë në pranga shtetasin Augert Zera 35 vjeç, të cilit i është sekuestruar dhe arma e zjarrit.
Çfarë ndodhi paraditen e sotme?
Zhurmat e krijuara gjatë punimeve në banesë janë bërë shkak për plagosjen e punonjësit Altin Sulku 42 vjeç. Ngjarja ka ndodhur paraditen e të martës ku për motive të dobëta Augert Zera 35 vjeç, fqinj i pallatit ngjitur ka nxjerrë armën duke e plagosur në këmbë Sulkun.
Policia bën me dije se konflikti mes dy personave ka nisur për shkak se prej ditësh po bëheshin punime në zonë të cilat kanë shqetësuar Sulkun, me pretendimin se i ka lënë pa gjumë fëmijët. Kaq ka mjaftuar që ai të marrë armën dhe të plagosi në këmbë një prej tre punëtorëve.
Fatmirësisht punonjësi 35 vjeç ka marrë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër banorët e zonës jashtë kamerave shprehen se të dy personat nuk janë problematikë, por situata ka degraduar.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Durrës
Plagosi me armë zjarri 43-vjeçarin, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se ka përdorur autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 35 vjeç, i cili ditën e sotme, rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas plagosjes, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, por falë reagimit të shpejtë nga shërbimet e Policisë është bërë e mundur kapja e tij. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën shtetasi A. Z. dyshohet se ka plagosur shtetasin A. S.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.