• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vjen nga rradhët e juristëve, Meta emëron anëtarin e ri të Gjykatës së Lartë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Vjen nga rradhët e juristëve, Meta emëron anëtarin e ri të Gjykatës së Lartë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta ka emëruar anëtar të Gjykatës së Lartë Darjel Sinën.

Me këtë vendim, numri i trupës deri më tani shkon në 12 persona.





Në qendrimin e tij, Kreu i Shtetit shprehet se është e papranueshme, që KLGJ i ka zvarritur më më shumë se dy vite e gjysmë plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

“Edhe pse Presidenti i Republikës, zyrtarisht dhe përmes mesazheve publike ka kërkuar dhe ka bërë disa herë thirrje për ndjekjen me prioritet të procedurave të plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë, sërisht faktet tregojnë se KLGJ dhe/apo institucionet e përfshira apo të lidhura me këtë proces kanë vepruar jashtë këtij prioritet”, thuhet në qëndrimin e presidentit Meta.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datën 19 prill 2022, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zotit Darjel Sina si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë, i cili është përzgjedhur për t`u emëruar përmes procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile.

Presidenti i Republikës pasi u njoh me vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, konstatoi se plotësimi i këtij vendi vakant është shpallur për aplikim që prej datës 11 shtator 2019, me vendimin nr. 172 të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Në përfundim të shqyrtimit të këtij propozimi, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka pranuar propozimin e KLGJ-së, dhe përmes Dekretit nr. 13573, datë 26.4.2022, ka vendosur që:

Zoti Darjel Sina të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur.

Me këtë emërim të ri, nga sot Gjykata e Lartë, bëhet me 12 (dymbëdhjetë) gjyqtarë, nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë.

Presidenti i Republikës, pavarësisht këtij dekretimi, ripërsërit me forcë rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi vonesat në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore.

Plotësimi i kësaj vakance në Gjykatën e Lartë ka zgjatur ekzaktësisht 2 (dy) vjet e 7 (shtatë) muaj, (shtator 2019-prill 2022) ç’ka tregon se kohëzgjatja e procedurave të ndjekura nga KLGJ është e papranueshme, përtej çdo afati ligjor dhe të arsyeshëm. Edhe pse Presidenti i Republikës, zyrtarisht dhe përmes mesazheve publike ka kërkuar dhe ka bërë disa herë thirrje për ndjekjen me prioritet të procedurave të plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë, sërisht faktet tregojnë se KLGJ dhe/apo institucionet e përfshira apo të lidhura me këtë proces kanë vepruar jashtë këtij prioriteti.

Megjithatë, në mbështetje të Kushtetutës dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë plotësisht funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, të nevojës jetike që ka vendi për një Gjykatë të Latë plotësisht funksionale, si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së të kandidaturës së propozuar, Presidenti i Republikës ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimit të KLGJ-së, për emërimin e zotit Darjel Sina, si anëtarin më të ri të Gjykatës së Lartë.

Pas

Ç’po ndodh në Bulqizë? Tensione në qendrën e votimit për kreun e ri të PD, anëtarët shkulin dyert

Para

Lodhja – Shkaqet dhe ushqimet që të japin krahë dhe energji

Para
Lodhja – Shkaqet dhe ushqimet që të japin krahë dhe energji

Lodhja – Shkaqet dhe ushqimet që të japin krahë dhe energji

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar