Kjo protestë e Opozitë deri më tani po duket shumë ndryshe nga të fundit që janë thirrura para kryeministrisë.
Një monument i mbuluar para kryeministrisë, kordoni i FRPD dhe LRI kanë krijuar idenë deri më tani se nuk do të ketë akte dhunë sicc ka ndodhur në 4 herët e fundit, ku kemi parë edhe bomba molotov në drejtim të Parlamentit dhe kryeministrisë.
Por një tjetër zgjedhje ndryshe e Opozitës ka befasur qytetarët që kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndryshe nga herët e mëparshme kur thirrjet “Rama Ik” kanë filluar 30 min para se të dilte Basha, këtë herë organizatorët kanë vendosur të vënë në sfondin e protestës përgjimet e BILD. Audio përgjimet që kanë trazuar politikën shqiptare po përdoren për të motivuar të gjithë protestuesit që kanë mbushtur bulverdin “Dëshmorët e Kombit” për herë të nëntë.