• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Guvernatori Sejko në mbledhjet e FMN-së: Shqipëria 4 vite të vështira ekonomike

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Raporti i tranzicionit nga BERZH, Sejko: Çmimet do të vijojnë të mbeten të larta, por …
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, ka marrë pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington. Këto mbledhje organizohen me pjesëmarrjen e guvernatorëve të bankave qendrore dhe ministrat e financave të vendeve anëtare, si dhe drejtues të lartë të institucioneve ndërkombëtare financiare.

Përfaqësuesit e FMN deklarojnë se ekonomia globale është në rritje por pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë bllokuar tregjet financiare duke ngadalësuar këtë rimëkëmbje. Po ashtu, rritja e çmimeve shihet si faktor i frenimit të vrullit global të ekonomisë duke shkaktuar pasoja financiare në xhepat e konsumatorëve, pa harruar këtu edhe krizën enegjitike si faktor.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori Sejko, i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare. Sipas Sejkos ekonomia shqiptare u godit në mënyrë të njëpasnjëshme, fillimisht duke u përballur me tërmetin e vitit 2019, e më pas pandemia e cila filloi në vitin 2020 me pasojat e së cilës vijojnë edhe në vitin 2022. Po ashtu Guvernatori u ka thënë ndërkombëtarëve se me nisjen e sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe krizën ndërkombëtare të çmimeve, ky vit vijon të jetë i vështirë ekonomikisht.

Sa i përket inflacionit në Shqipëri, Sejko tha se pritet të qëndrojë mbi objektivin e Bankës gjatë vitit 2022, në pasqyrim të goditjeve që vijnë nga çmimet e rritura në tregjet ndërkombëtare, megjithatë, kjo goditje do të ketë efekte të përkohshme. Në këtë kontekst, Guvernatori theksoi se rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet e mëparshme të Bankës.

Përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, në zhvillimin makroekonomik dhe stabilitetin financiar të vendit. Ata inkurajuan Bankën e Shqipërisë të vijojë monitorimin e vazhdueshëm të situatës, si dhe koordinimin e politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur. Më në veçanti, përfaqësuesit e FMN-së mbështetën vendimin e Bankës së Shqipërisë për rishikimin e qëndrimit të politikës monetare.

 

 

Pas

Bosnja nuk gjen qetësi, regjistohen 30 lëkundje sizmike

Para

Lungomare në Plazhin e Durrësit? Kryeministri Rama tregon projektin madhor

Para
Lungomare në Plazhin e Durrësit? Kryeministri Rama tregon projektin madhor

Lungomare në Plazhin e Durrësit? Kryeministri Rama tregon projektin madhor

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025
Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar