• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ky është afati i fundit” Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën thirrjen me rëndësi për qytetarët

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“Ky është afati i fundit” Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën thirrjen me rëndësi për qytetarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se 30 prilli është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2021.

Kjo e dhënë konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme, e cila rikujton individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2021 kanë pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit, të plotësojnë “Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave”, si detyrim ligjor i individit, subjekt i deklarimit.





Sipas të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2021 e kanë në total 82,178, nga të cilët 13,521 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 68,657 individë të dypunësuar.

“Theksojmë se nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “i vetëpunësuar” (me të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarit) dhe i punësuar në një subjekt (person fizik apo juridik) në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës, pasi kategoria “i vetëpunësuar” ka detyrim vetëm pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka të përcaktuar në listëpagesë vlerën zero në rubrikën “Paga bruto”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Deklarata DIVA 2021, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Rubrikat e sipër përmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato.

Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit për sa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Bashkëlidhur, manuali “Si të regjistrohemi për DIVA”, nëpërmjet modulit e-filing.

https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=10226

Pas

“Nuk do të kthehet më” Putin i pamëshirshëm dhe me familjen, ja si e ka ndëshkuar vajzën e tij

Para

Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës- Cilët janë faktorët e tjerë

Para
Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës- Cilët janë faktorët e tjerë

Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës- Cilët janë faktorët e tjerë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

nga Fast News
11:38 | 27/08/2025
0

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

nga Fast News
11:36 | 27/08/2025
0

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

nga Fast News
11:33 | 27/08/2025
0

Recent News

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

11:47 | 27/08/2025
Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

11:38 | 27/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar