Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot raportin e BERZH.
Në të thuhet se Shqipëria ngjitet tashmë në vendin e 17 për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon.
Rama deklaron se në 30 prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumente duke i dhënë sipas tij një “shqelm vendimtar” korrupsionit, radhëve apo zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.
Postimi i Ramës:
Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon
Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror