• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Belsh, kapet “banda” e hajdutëve të pulave

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Belsh, kapet “banda” e hajdutëve të pulave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Cërrikut ka nisur procedim penal për disa persona pasi akuzohet se ishin pjesë e një grupi që kryente vjedhje të ndryshme në fshatrat e Dumrëse. Mësohet se dy persona u ndaluan, kurse një tjetri iu komunikua akuza pasi ishte arrestuar më herët për një tjetër vjedhje të kryer në zonë.

Të tre ata akuzohen se kishin vjedhur disa pula në një shtëpi në fshatin Shkëndi, teksa më herët kishin kryer disa vjedhje të tjera në banesat aty pranë.

“Në vijim të veprimeve u referuan materialet shtesë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në ngarkim të shtetasit Dritan Staga, 37 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh. Ky shtetas aktualisht po vuan dënimin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, pasi u arrestua në flagrancë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakt”, i finalizuar më datë 01.03.2022”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Cërrik

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Houses”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Cërrik, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjes në banesa, identifikohen dhe vihen në pranga autorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Houses”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: L. U., 33 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, pasi ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi M. U., se në stallën pranë banesës së tij, i kishin marrë disa shpendë, që dyshohen se janë vjedhur nga këta 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet shtesë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në ngarkim të shtetasit Dritan Staga, 37 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh. Ky shtetas aktualisht po vuan dënimin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, pasi u arrestua në flagrancë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakt”, i finalizuar më datë 01.03.2022.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta 3 shtetas janë bashkautorë të disa ngjarjeve, konkretisht:

-Më datë 10.02.2020, kanë vjedhur disa paisje elektroshtëpiake, në banesën e shtetasit B. U.;

-Më datë 22.12.2021, kanë tentuar të vjedhin në banesat e shtetasve Sh. H., R. H. dhe P. H., banues në fshatin Përroi i Zi, Belsh.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas

Dibër/ Gjendet një granatë e vjetër në rrethrrotullimin e ri

Para

“Për herë të parë po e dëgjoj” A do e linte KQZ për tu bërë president? Ja përgjigja e Ilirjan Celibashit

Para
“Për herë të parë po e dëgjoj” A do e linte KQZ për tu bërë president? Ja përgjigja e Ilirjan Celibashit

“Për herë të parë po e dëgjoj” A do e linte KQZ për tu bërë president? Ja përgjigja e Ilirjan Celibashit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar