Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot ne ceremoninë e dorëzimit të shtëpive të reja në Valias.
Ai nuk i kurseu batutat me qytetarët, sidomos me demokratët.
Kreu i qeverisë iu drejtua atyre duke i thënë se “për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë”, ndërsa i kujtoi se apartamentet qe do te marrin sot do ti kenë falas dhe janë prona e tyre e paluajtshme.
“Më vjen shumë mirë që ne sot çelin dyert për një pjesë të konsiderueshme të familjeve që do strehohen në këtë lagje të re. Së shpejti edhe për pjesën tjetër. Sic shihet, pjesa më e madhe e punës edhe në anën tjetër ka përfunduar, janë vetëm detajet e fundit për apartamentet ndërkohë që do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me kryetarin e bashkisë për të kompletuar anën e jashtëm me parqet dhe me këndet sportive, si dhe me këndet e lodrave, edhe me gjithë infrastrukturën e nevojshme për gjyshërit dhe gjyshet. Këto godina përbëjnë një shembull të bukur për të ndërtuar jo vetëm një jetë familjare por edhe komuniatare në kushte mjaft të mira.
Të gjitha këto apartamente janë tuajt, falas, janë pronë e patundshme e familjes tuaja. Kjo vlen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë, që duken 4 orë larg. Nuk humbni gjë po të qeshni me gjithë zemër, sepse shtëpi po merrni nuk po merrni shkelm që të ikni nga shtëpia.
Nuk është faji im që ju prisnit nga tjetër kush dhe jua bëri tjetër kush. Për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë, se ju vu kundër, në vu kopshte, çerdhe, shtëpia. Kështu që ju me gurë dhe në me bukë. Nuk na vjen keq sepse gurët tuaj na bëjnë mirë, na bëjnë më të fortë edhe ju buka ju bën më të fortë dhe të dy palët ecin bashkë.
Akoma më shumë rëndësi ka që fëmijët e vegjël, këta të vegjlit fare se ata që janë midis i keni prishur që tani se bërtasin Rama ik, por këta të vegjlit fare të jenë në kushte optimale”, tha Rama.