Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, njëkohësisht deputet dhe udhëheqës i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, u shpreh sot gjatë një deklarate për shtyp nga selia e Kuvendit, se zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet me konsensus dhe jo me ndarje politike.
Ai i bëri thirrje gjithashtu opozitës që të negociojë si një trupë e vetme me një përfaqësi të përbashkët.
‘Është e nevojshme që presidenti të zgjidhet me konsensus. Procesi qesharak dhe populist që dëmton rëndë rolin e presidentit të Republikës. Propozoj që opozita të negociojë si një trupë e vetme me një përfaqësi të përbashkët.’- tha Mediu.
Pjesë nga deklarata:
Kushtetuta përcakton rolin e mënyrën e zgjedhjes, nevojën për një president mbi palët politike.
Nevojë për zgjedhjen me konsensus si mundësia për të qëndruar mbi palët.
Zgjedhja me shumicë të thjeshtë përcaktohet vetëm si nevojë kur garantohet konsensusi jo i mjet për të tejkaluar konsensusin e nevojshëm për t’i dhënë vendit një president me autoritet e nevojshme që procesi të synojnë konsensusin e jo ndarjen politike për të zgjedhur president që përfaqëson interesa të caktuar politike.
Nisur nga sa më sipër në emër të grupit ‘Aleanca për Ndryshim’ propozoj:
Opozita ka detyrimin për të ofruar një proces konsensual. Për këtë ka nevojë të negociojë si një trup e vetme me një përfaqësi që duhet rënë dakord si trup negociimi me përfaqësi të plotë të mandatit opozitar.
E dyta në këto negociata duhen përcaktuar kriteret e fushat që të garantojnë një president mbi palët.
Propozimi e përzgjedhjes nga fusha e politikës diplomatike e asaj akademike do ishin bazë e mirë për nisjen e negociatave.