Një trup i pajetë është gjetur në njësinë administrative Xibër të Klosit.
Mësohet se viktima rreth 45 vjeç, ishte punëtor në rrugën e Arbrit dhe është gjetur i mbuluar me dhe.
Prej katër ditësh ai ishte shpallur i zhdukur, teksa kërkohej nga familjarët.
Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.