Një 30-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.
Ajo akuzohet për braktisjen e fëmijës së mitur.
Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga ish-bashkëshorti i saj shtetasi L. K., i coli ka bërë me dije se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan po punohet për kapjen e shtetases B. M., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., ka bërë kallëzim se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari”, thuhet në njoftimin e policisë.