• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çmimi i vajit arrin 400 lekë/litër, importuesit: Rrezikohet furnizimi

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Ekonomi
0
“Vaji do kushtojë mbi 2 euro”, si erdhi deri te rritja e çmimeve në vend?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i transparencës të çmimeve të shportës për këtë javë mbajti të pandryshuar çmimet e shitjes të vajit të lulediellit në 321 lekë për litër, ndërsa importuesit pohojnë se për muajin prill çmimi i vajit të furnizuar nga Hungaria arriti 400 lekë për litër.

Aktorë të tregut ngrenë shqetësimin se çmimet e tregjeve të huaja nuk po ndiqen me rigorozitet nga bordi i transparencës, me arsyetimin se në tregun e brendshëm po tregtohen furnizimet e muajit të kaluar, që janë blerë me çmim më të lirë.





“Bordit i ofrohen online të gjitha faturat e furnizimeve të reja që janë bërë nga operatorët. Për këtë muaj furnizimet e reja nuk u morën në konsideratë, pasi sipas anëtarëve të bordit në treg po tregtohet vaji ushqimor i blerë që në muajin mars. Duke qenë se në periudhën e nisjes të rritjes të çmimit konsumatorët krijuan rezerva të larta vaji aktualisht shitjet kanë rënë dhe kërkesa e tregut mund të mbulohet nga rezervat e tregtarëve ka qenë arsyetimi i bordit”, pohon një nga importuesit në vend.

Mbajtja e çmimit të pandryshuar ka detyruar importuesit të bllokojnë shitjet, pasi humbjet nga tregtimi nën kosto janë të larta. “Në Bullgari çmimi i vajit ka arritur 380 lekë për litër, ndërsa në Hungari 400 lekë për litër. Furnizimet nga Maqedonia e Veriut janë bllokuar për shkak të moslejimit të importit dhe krijimit të rezervave për popullatën. Bordi nuk mund të marrë në konsideratë faturat e vjetra të ndonjë operatori dhe të mos ndryshojë çmimet, pasi kjo po krijon humbje për të tjera kompani që nuk po ambalazhojnë vaj prej 1 muaji”, veçon tregtari i vajit që kërkoi të mbetet në kushtet e anonimatit.

Po ashtu nga shitjet nën kosto po dëmtohen edhe operatorët e karburanteve. Çmimet e naftës prej disa javësh pas rritjes mbi 230 lekë për litër po kontrollohen nga bordi i transparencës. Sakaq operatorët e tregut ankohen se me këto ndërhyrje, Bordi po nxjerr jashtë loje tregun e lirë, duke u hequr mundësinë kompanive të zbusin lëvizjet e çmimeve, që varen nga faktorë të shumë si çmimi ditor, kursin e këmbimit, duke bërë që bizneset jo vetëm të mos fitojnë, por edhe të shesin nën kosto.

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, deri tani janë mbyllur rreth 160 pika. Sipas tyre do të ishte më përfitim për tregun, nëse do të hiqej dorë nga fiksimi i çmimeve dhe të shtoheshin kontrollet për të kapur abuzimet që mund të ndodhin në treg.

Rrezikohet furnizimi me vaj

Përveç çmimit të lartë vendi rrezikon edhe furnizimin me vaj të lulediellit për shkak të rënies të lartë të ofertës në tregjet e huaja. Importuesit shpjegojnë se dy janë rrugët e sigurimit të vajit. Furnizimet nga vendet e Europës me çmim shumë të lartë, pasi oferta është shumë e ulët dhe furnizimet që kanë nisur nga Ukraina me çmim 40 lekë më të lirë për litër, por që mbartin riskun e mos mbërritjes të ngarkesës për shkak të luftës. Bizneset në Ukrainë për shkak të frikës të asgjësimit të rezervave të tyre po tentojnë të gjejnë rrugë eksportimi në formën e trans-shiping (kalimi nga bankerat e trenave nëpër botet të kamionëve të transportit drejt 3 shteteve që kufizohen me Ukrainën, si: Polonia, Hungaria dhe Rumania. Përveç riskut të mbërritjes të furnizimeve tarifat e transportit janë 2 fish më të larta.

Ç’po ndodh me markat ushqimore

Fiksimi i çmimeve të tregtimit të produkteve ushqimore të shportës nga bordi i transparencës ka krijuar edhe një tjetër shqetësim te tregtarët. Sipas tyre barazimi i çmimeve për të gjitha markat, po ndikon në zhdukjen e brandeve ushqimore, si në rastin e tregtimit të vajit ushqimor. Çmimi i kompanive që kanë investuar prej vitesh në cilësi dhe marketing po barazohet me marka dhe produkte që kanë hyrë shumë vonë në tregun shqiptar. /Monitor/

Pas

Gjendet e djegur një makinë pa targa në Vlorë (Detajet)

Para

Sherr i dhu nshëm pas ndeshjes Atletiko-Siti, UEFA i kërkon policisë të hyjë urgjent

Para
Sherr i dhu nshëm pas ndeshjes Atletiko-Siti, UEFA i kërkon policisë të hyjë urgjent

Sherr i dhu nshëm pas ndeshjes Atletiko-Siti, UEFA i kërkon policisë të hyjë urgjent

Të Gjitha

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

nga Fast News
10:00 | 29/07/2025
0

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

nga Fast News
09:30 | 29/07/2025
0

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

nga Fast News
08:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

10:30 | 29/07/2025
Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

10:00 | 29/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar