• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Po shkojmë te një pushtet i personalizuar” Artan Fuga tregon mënyrën më të mirë për të zgjedhur presidentin e ri

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Po shkojmë te një pushtet i personalizuar” Artan Fuga tregon mënyrën më të mirë për të zgjedhur presidentin e ri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta do të largohet nga karrigia e presidentit në muajin korrik.

Deri atëherë mazhoranca, me apo pa bashkëpunimin e opozitës, duhet të zgjedhë një emër të ri.





Për profesor Artan Fugën, më i rëndësishëm se emri është nevoja urgjente për të rishikuar kompetencat e institucionit të Presidentit.

Sipas tij, politika e rifilluar diskutimin mbrapsht.

“Gjëja e parë që duhet të rregullohet është rregullimi i institucionit të Presidentit. Ilir Meta ka kthyer shumë ligje, por rezultati është zero, se s’ka pasur kompetenca”, thotë akademiku në një intervistë për “Top Talk”.

Fuga shpjegon se Presidenti duhet të ketë më shumë pushtet, në të kundërt cenohet balanca e pushteteve.

“Një Presidenti të ardhshëm, ose i duhet dhënë pak më shumë pushtet që të ketë një rol në ndërtimin e  ligjeve dhe në nxjerrjen e ligjeve, ose të ketë një fuqi të caktuar ndaj disa vendimeve të qeverisë, disa kufizimeve që i duhen vendosur.

Ose ai ka nevojë që të ketë fuqi pak më të madhe në raport me parlamentin. Nuk po them që të ketë fuqi që në kushte të caktuara të shpërndajë parlamentin, por një President që nuk ka këto fuqi, na sjell një kryeministër, cilido qoftë ai, që zotëron qeverinë, Presidentin e izolon, ka shumicën në parlament dhe kështu zotëron pushtetin legjislativ, zotëron dhe të gjitha fuqitë kushtetuese të vendit. Ka dhe partinë dhe tërë sistemin politik dhe tërë administratën në dorë”.

Në këtë mënyrë, shton Fuga, “po shkojmë te një pushtet i personalizuar dhe ky është problemi, do të jemi me një President, që nuk do të ketë asnjë lloj roli dhe ky është defekt i jashtëzakonshëm dhe do të vazhdojë të jetë për qytetarët”.

Por, si duhet të zgjidhet Presidenti?

“Nëse jemi te zgjidhja më e keqe, që e ka kapur demokracinë shqiptare në një lloj kurthi, sepse thonë tani reformën ne nuk e ndryshojmë dot, por tani të zgjedhim brenda kësaj situate.

Brenda kësaj zgjidhjeje, që është më e keqja, ka mundësi ose për një profil politik të shumicës, ose për një profil politik që vjen nga opozita ose për një profil politik që është joaktiv sot në politikë por që e ka këtë konotacion, ose një njeri nga shoqëria civile”.

Në këtë situatë të keqe, Edi Rama do të dilte ballëhapur, nëse do t’i thoshte opozitës më thoni ju një propozim, cilido qoftë dhe unë të pranoj. Ose më dërgoni katër emra dhe kush të marrë më shumë vota, të caktohet, sipas Artan Fugës.

Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë në të gjithë në keqen në të cilin ndodhemi, thotë ai.

Pas

Pse domatet shqiptare nuk kanë shijen e dikurshme

Para

Nis takimi në selinë e PD, ja kush e drejton mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit (FOTO)

Para
Nis takimi në selinë e PD, ja kush e drejton mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit (FOTO)

Nis takimi në selinë e PD, ja kush e drejton mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit (FOTO)

Të Gjitha

nga Fast News
10:00 | 04/08/2025
0

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

nga Fast News
09:30 | 04/08/2025
0

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

nga Fast News
09:00 | 04/08/2025
0

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

nga Fast News
08:30 | 04/08/2025
0

Recent News

10:00 | 04/08/2025
Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

09:30 | 04/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar