Nga Akademik, prof.Anastas Angjeli
Prej fundit të vitit 2019-të, kur gjithe bota filloi luftën me një armik të tmerrshëm, të padukshëm, pandeminë e koronavirusit, e deri në ditët e sotme, që ka shpërthyer një lufte e armatosur Rusi-Ukraine, gjithë globi po përjeton pasoja dhe ndryshime të vrullshme shumë dimensionale, ndoshta të pamenduara tre vite më parë dhe jo shumë të parashikuara, për 10-të apo 20-te vitet që pasojnë.
Ndryshimet që po përjetojmë në këta tre vite, që po ndodhin e priten të ndodhin cdo ditë janë si të aspektit të problemit human, shëndetesor e jetësor (mbi 6 milion jetë njerëzish janë marë nga fillimi i pandemisë deri në ditët e sotme) ashtu dhe të sigurisë globale, si të zhvillimeve galopante të shkencës, teknollogjisë e inteligjencës artificiale ashtu edhe të situatës ekonomike, financiare, monetare e të tregtisë ndërkombëtare, nga mbyllja e mijra bizneseve deri në hapjen e mijëra bisneseve të tjera e vendeve e profesioneve të reja të punës, të cilat nuk egzistonin më parë, nga organizimi dhe riorganizimi grupimeve të reja ndërkombëtare tregtare, nga lufta për territore e tregje të reja në ashpërsim të luftës së sanksioneve ekonomike deri në tronditjen e tregjeve financiare, të aksioneve dhe lëndëve të para, nga dollari dhe euro si monedha ndërkombetare e deri në bitcoin e kriptomonedha të tjera dhe tentativa për monedha të tjera rajonale, nga “detanta e luftës së ftohtë” dhe e qetësisë së garës së armatimeve në një luftë të re “të ftohtë” me një rifillim te garës së armatimeve dhe luftës së “nxehtë “që po merr jetën e mijëra njerëzve, nga kriza energjitike, ajo e naftës drejt asaj të shkeputjes së zinxhirit të tregtisë dhe furnizimeve me drithra e mallra ushqimore dhe lëndë të para, nga një ekonomi që ende spo del nga recensioni i krizës së pandemisë, drejt një tronditje tjetër të fortë që po shoqërohet me rritje cmimesh dhe inflacion të lartë dhe…..Të gjitha këto, në TRE vite, rrjedhojë e DY ngjarjeve të mëdha.
Ngjarja e parë e madhe: pandemia e covid-19, zhvillime dhe mësime
Pandemia e koronavirusit dhe kriza ekonomike që pasoi dhe që porsa filloi startimin e rringritjes dhe rigjallërimit, ekonomia mori një goditje tronditëse nga lufta e Rusisë në Ukraine. Por krahas pasojave tashme të njohura dhe të përjetuara, ndryshimet që solli ngjarja e parë, ajo e pandemisë, dhe mësimet që dolën prej saj, po e shtynë botën në një revolucion zhvillimi, mbase të paimagjinueshem. Mësime dhe ndryshime. Ja disa prej tyre:
- Prej 11 marsit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se COVID-19 ishte një pandemi më shumë se gjashtë milionë jetë në mbarë botën janë humbur nga sëmundja dhe jeta e përditshme është përmbysur në mënyra të panumërta. Disa vende tani po rifitojnë një shkallë normaliteti, megjithëse kërcënimi i një vale tjetër sëmundjesh të shkaktuar nga variantet e koronavirusit mbeten ende. Tashme, bota ka mësuar se gjatë rrjedhës së pandemisë-ngjarjes se pare kane ndryshuar shume gjera dhe komkretisht:
1.Bota ndryshoi dhe evoluoi në drejtim të qëdrimit dhe trajtimit të cështjes së shendetit publik në përgjithesi (dhe të pandemise në vecanti) duke e trajtuar më nga “afër’ si një të mirë, shërbim publik, si në drejtim të rivlerësimit të cështjeve humane, shëndetsore, sociale ashtu edhe në drejtim të mbështetjes financiare, të shpenzimeve për investime në shendetësi, për paisje dhe medikamente, për të rritur cilësinë e shërbimeve mjeksore, për financimet ne material e paisje teknollogjike dhe kerkimin shkencor, të pandemive, epidemive dhe viruseve të ndryshme.
2-Shëndeti publik në përgjithesi dhe sëmundjet infektive në vecanti, janë një problem i të gjithë shoqërisë. Një në çdo 1,300 njerëz të gjallë në vitin 2019 ka vdekur nga infeksioni me SARS-CoV-2, por kur shikojmë prapa tek COVID-19, ndikimi i drejtpërdrejtë shëndetësor mund të mos jetë ai që mbajmë mend më shumë. Efektet indirekte në shëndet jane te shumta., si rezultat i vonesës së kujdesit rutinë dhe parandalues, sistemeve të mbingarkuara të kujdesit shëndetësor dhe rritjes së barrës së shëndetit mendor, mund të jenë më të rëndësishme. Fëmijët – veçanërisht ata nga familjet me të ardhura të ulëta – pësuan dëme të konsiderueshme gjatë mbylljes së zgjatur të shkollave. Recensioni dhe papunesia që shkaktoi pandemia kanë ulur cilësinë e jetës për njerëzit në mbarë botën.
- Paradigma e zhvillimit të vaksinave është transformuar për emergjencat dhe, potencialisht, për më shumë. Sot dy vjet më vonë, duket qarte se sa i jashtëzakonshëm ishte zhvillimi i vaksinave për COVID-19. Kalimi në vetëm 326 ditë nga një sekuencë gjenomike në autorizimin e një vaksine COVID-19 nga një autoritet i rreptë rregullator, theu të gjitha rekordet e mëparshme. Përveç kësaj, shkenca biomjekësore arriti kulmin e zhvillimit te vete dhe po vazhdon me shpejtesi, shpërndau vaksina të shumta me efikasitet të lartë kundër COVID-19 dhe një profil të fortë të përgjithshëm sigurie.
4.Prandaj, dobësitë në prodhimin e vaksinave dhe shpërndarjen e barabartë do të kërkojnë ndryshime sistemike. Pavarësisht sukseseve të prodhimit të vaksinës, ka pasur pabarazi të vazhdueshme në aksesin ndaj saj. Shpërndarja është një pyetje e rëndësishme. Po ashtu është edhe prodhimi. Rritja e ndjeshme e kapacitetit global të prodhimit të vaksinave për raste urgjente do të ndihmonte në sigurimin e aksesit të shpejtë në vaksinat e ardhshme, për numrin më të madh të njerëzve. Vendndodhja e kapacitetit gjithashtu ka rëndësi. Rajonet me të ardhura të ulëta po planifikojnë të zhvillojnë kapacitetet e tyre lokale në mënyrë që të varen më pak nga marrëveshjet globale dhe zinxhirët e gjatë të furnizimit, gjatë krizës së ardhshme të sëmundjeve infektive. Kjo nxiti vendimarrjen e OBSH për të miratuar një vaksinë antimalarje të re që mund të shpëtojë mijëra jetë njerrëzish nga kjo sëmundje prej së cilës humbin jetën rreth 600 mijë njerez në vit, shumica prej tyre femije.
- Besimi është një nga kërkesat më delikate, por kritike për një reagim efektiv ndaj pandemisë. Në këtë pandemi, si shumë të tjera, suksesi në shëndetin publik është varur si nga besimi i publikut tek qeveria, ashtu edhe nga një kontratë e përbashkët sociale mes qytetarëve..
Besimi është i vështirë për t’u prodhuar gjatë një krize. Ndërtimi i besimit në fusha specifike – duke përfshirë shkencën biomjekësore – mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm.
6-Zhdërvjelltësia dhe shpejtësia do të jenë baza e re e diferencimit. Pandemia ka sfiduar vazhdimisht pritshmëritë. Sfidat janë ndeshur me dilemma mbi tema të tilla si përfitimet e maskës, mundësia e përsëritjes së infeksionit, rreziku i varianteve të reja,protokollet e mjekimit , vështirësia e arritjes së imunitetit të tufës dhe përfitimet e dozave përforcuese –sollen ndryshime politikash dhe sjelljeje. Zhdërvjelltësia dhe komunikimi i fortë bene qe disa shoqëri të reagojnë në mënyrë më efektive ndaj krizës se të tjerat.
7-Vendosja e nje raporti të drejtë mes politikat të qeverive dhe sjelljeve individuale ka shumë rëndësi. Ndersa Qeverite merrnin masa mbeshtetese (paketat e ndihmës kundër Covidit dhe krizës ekonomike të shkaktuar prej saj, efektet psikollogjike të reflektuara tek individët në hezitimin për zbatimin e distancës sociale, mbajtjes së maskes deri në refuzim të marrjes së vaksines antikovid, ndihmuan SARS-CoV-2 të ndryshojë dhe të përhapet.
- Kriza ekonomike që shoqëroi pandminë e Covid -19 solli ndryshime të mëdha në ekonomi, financa, ne banking, tregjet financiare të shumë vendeve, aq sa “u hodhën dyshime për prekjen e parimeve të ekonomise se tregut”. Më konkretisht:
1.-Shteti ndërhyri në ekonomi për të zbutur efektet e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, aq sa për disa u vu në diskutim edhe roli i shtetit në kushtet e ekonomisë së tregut. Në fillim të vitit 2020, pati një debat publik mbi ekuilibrin midis mbrojtjes së njerëzve nga virusi dhe mbrojtjes së ekonomisë. Stimuli ekonomik funksionoje, por vetëm në bashkëpunim me masa të forta për shëndetin publik. Madhësia e paketës stimuluese fiskale nuk kishte shumë rëndësi,aq sa “tabute e kufijve mbi borxhin publik” u rrezuan dhe borxhi filloj të konsiderohej si “varka e shpëtimit nga kriza”. Kjo sepse nevoja për të zgjidhur në ë njëjtën kohë të dy problemet, virusin e pandemisë së covidit dhe krizën ekonomike ishin jetike.
2-Në se do ti perjetojmë përsëri këto probleme, do të varet nga investimet dhe institucionet që do të krijojmë tani. Përveç jetëve të humbura, pandemia aktuale i ka kushtuar ekonomisë globale rreth 16 trilionë dollarë. Investimet e reja prej 5 dollarësh për person në vit globalisht, për mbikëqyrjen e sëmundjeve, sistemet e reagimit “gjithmonë aktiv”, parandalimin e sëmundjeve, përgatitjen e spitaleve dhe Kërkimin dhe Zhvillimin mund të ndihmojnë komunitetin global t’i përgjigjet në mënyrë më efektive kërcënimit tjetër të madh nga sëmundjet infektive. Komuniteti global, duke përfshirë G7 dhe G20, tani ka filluar të përshkruajë arkitekturën e mundshme të një sistemi të ardhshëm. Vendet po i kushtojnë burime të reja kësaj teme. Gjetja e mënyrave për të gjurmuar gatishmërinë dhe për të siguruar që fondet e reja të shpenzohen mirë do të jetë kritike. Është e qartë se bota e kupton se duhet të jetë më e përgatitur për krizën e ardhshme.
3-Politika fiskale u liberalizua disi, duke kaluar në masa fiskale lehtësuse (heqje apo reduktim të përkohshem të disa taksave dhe tarifave të shërbimeve utilitare), subvencionet u përdorën më tepër, garancite sovrane për kreditë ndaj bizneseve të goditura, etj.
- Puna nuk do të jetë kurrë më njësoj.Me mijra bisnese u mbyllen por me mira te reja ,te ristrukturuara ,u krijuan.Me qindar profesione u zhduken,por me qindar profesione te reja po happen. Viti i parë i pandemisë vërtetoi tre gjëra: përkufizimi ynë i vjetër i punëtorëve thelbësorë ishte i vjetëruar; numri dhe llojet e punëtorëve që na duhen janë thellësisht të ndryshme tani; dhe shumica e punëtorëve me njohuri mund ta bëjnë punën nga shtëpia. Në vitin e dytë të pandemisë, njerëzit në të gjithë spektrin e të ardhurave i përvetësuan ato mësime. Miliona e lanë punën – veçanërisht femrat – dhe njerëzit që e mbajtën punën e tyre po vënë në dyshim supozimet e vjetra. Punonjësit dhe punëdhënësit e shohin botën ndryshe. Kjo shkëputje ka shumë efekte. Para së gjithash, është duke bërë më akute mungesën e fuqisë punëtore që po krijohej ngadalë. Gjithashtu po bën që pronarët dhe shfrytëzuesit e pasurive të paluajtshme të rimendojnë rolin e zyrës.
C-Edukimi pati ndryshime, kërkimi shkencor, teknollogjia dhe inteligjenca artificiale u zhvilluan me shpejtësi maramendëse. Shumë institucione kërkimore përfshi dhe Institutin eTeknologjisë në Massachusetts në Boston kanë përpiluar një listë me disa teknologji dhe inovacione që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në jetën tonë në muajt e ardhshëm.
Ja disa prej tyre:
1-Shkollat janë baza e vërtetë e funksionimit të shoqërisë. Ne gjithmonë e dinim këtë në një mënyrë abstrakte. Por pandemia na e solli në shtëpi. Ndërsa mbylljet e shkollave ishin qartësisht të nevojshme, ato kanë vënë në rrezik “një brez fëmijësh”, kanë shkatërruar shëndetin mendor të shumë njerëzve dhe kanë shkatërruar familjet në mbarë botën. Mësimi online u dëshmua të ishte “një zëvendësues”jo i forte për klasat; fëmijët ende nuk e kanë kapur mësimin e humbur. Studentët me të ardhura të ulëta janë më prapa se të tjerët. Stresi jo vetëm që ka qenë tepër i vështirë për fëmijët, prindërit dhe mësuesit e tyre, por gjithashtu u shndërrua në aktivizëm politik në shumë Kriza ekonomik qe shoqeroi pandemine e kovid 19vende, duke përcaktuar zgjedhjet në disa prej tyre.
2-. Fundi i fjalëkalimeve (Password). Ne i kemi përdorur për më shumë se 20 vjet, kemi dhjetëra apo edhe qindra prej tyre, pak a shumë komplekse, që mbrojnë jetën tonë në internet. Ne i besojmë fjalëkalimet për të hyrë në smartfonin tonë, fotografitë, rrjetet sociale, llogaritë rrjedhëse. Por ekzistenca e tyre së shpejti mund të sfidohet nga forma të reja, më të sigurta dhe praktike, që janë sistemet e njohjes biometrike si; shenjat e gishtërinjve, ose skanimet e syve,link, push notification, kodet e vërtetimit nëpërmjet sms. Harrimi i fjalëkalimit tuaj mund të mos jetë më problem.
- Gjurmimi i varianteve të Covid. Pandemia e Covid-it ka dhënë një nxitje të madhe për investimet në sekuencën e gjenomit dhe ka rritur disponueshmërinë e teknologjive për identifikimin e varianteve të reja të koronavirusit në mbarë botën. Është falë këtyre sistemeve që shkencëtarët tani mund të identifikojnë shfaqjen e varianteve të reja të Covid pothuajse në kohë reale dhe të gjurmojnë përhapjen e tyre në një mënyrë jashtëzakonisht të saktë.
- Megabateritë. Nevoja për të zëvendësuar lëndët djegëse fosile me burime energjie të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin ka qenë një çështje e njohur për të paktën 20 vjet. Por në javët e fundit, kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës i ka përballur vendet perëndimore me pasojat shumë të shtrenjta të varësisë nga nafta dhe gazi rus. Investimi në burimet e rinovueshme duket strategjia më e arsyeshme, por nuk ka të bëjë vetëm me instalimin e paneleve fotovoltaike dhe turbinave me erë. Një nga problemet kryesore mbetet ai i aftësisë për të akumuluar energjinë e prodhuar për ta futur atë në rrjet kur ka kërkesë. P.sh., do të ishte e dobishme të mund të grumbullohej shumë energji fotovoltaike gjatë ditës për ta bërë atë të përdorshme gjatë natës. Për këtë arsye, kompanitë në sektorin e energjisë po investojnë shumë burime në zhvillimin e baterive me koncept të ri, të cilat janë më të lira dhe më efikase, për t’u integruar në rrjetet e shpërndarjes.
- Inteligjenca artificiale për proteinat. Në trupin tonë, dhe në përgjithësi në biologji, gjithçka ka të bëjë me proteinat, dhe mënyra se si një proteinë qëndron në vetvete përcakton se si funksionon. Teknologjive aktuale mund t’u duhen muaj për të identifikuar strukturën e një proteine. Por studiuesit e Google kanë zhvilluar një sistem AI brenda projektit Deep Mind që mund ta zgjidhë këtë enigmë shumë më shpejt. Falë inteligjencës artificiale, tani do të jetë e mundur të zhvillohen me shpejtësi barnat dhe trajtimet mjekësore për të kuruar një gamë të gjerë sëmundjesh.
- POS vs POË. Bitcoin, Ethereum dhe të gjitha kriptovalutat e tjera kanë një problem të përbashkët: protokolli i përdorur për të garantuar veçantinë e transaksioneve është jashtëzakonisht energjik intensiv sepse kërkon një sasi të madhe fuqie kompjuterike. Ky protokoll quhet Prova e Punës Proof of Ëork (PoË). Në vitin 2011, një përdorues i forumit Bitcointalk propozoi një protokoll alternativ të quajtur Proof of Stake (PoS), po aq i sigurt sa PoË, por më pak kërkues për sa i përket energjisë elektrike. Pas 11 vitesh testimi dhe verifikimi, PoS së shpejti mund të zëvendësojë zyrtarisht PoË: Ethereum, për shembull, planifikon t’i zhvendosë të gjitha transaksionet e tij në këtë protokoll deri në fund të vitit, duke reduktuar konsumin e energjisë për mirëmbajtje të kriptomonedhës me 99,95%.
- Pilula anti-covid. Pak muaj më parë Pfizer njoftoi një pilulë anticovid që mund të luftojë efektet e pothuajse të gjitha varianteve të njohura të virusit, madje edhe atyre të reja. Kompani të tjera po ndjekin të njëjtën rrugë. Këto barna, së bashku me vaksinat, efektiviteti i të cilave është demonstruar gjerësisht, do të japin një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër sëmundjes.
- Reaktorët e shkrirjes. Nëse mbahen premtimet e testeve të fundit, reaktorët e shkrirjes do të japin shtytjen përfundimtare drejt pavarësisë së energjisë nga burimet fosile dhe ndotësit. Një nga projektet e para komerciale mund të shihte dritën rreth vitit 2030 në Angli, ku General Fusion kanadez dëshiron të instalojë sistemin e tij të parë të izolimit magnetik.
- Të dhëna artificiale. Çdo sistem i inteligjencës artificiale, për të funksionuar, ka nevojë për një sasi të madhe të dhënash. Në shumë fusha është shumë e vështirë të kesh të dhëna cilësore, për shembull që nuk preken nga paragjykimet njohëse ose që mblidhen në respekt të plotë të privatësisë. Për këtë arsye, disa kompani po zhvillojnë koleksione të mëdha të dhënash artificiale, të ndërtuara ad hoc, në shumë raste me ndihmën e sistemeve të tjera të Inteligjencës Artificiale, për trajnimin e sistemeve të mësimit të makinerive.
- Impiantet për heqjen e CO2. Reduktimi i emetimeve të CO2 mund të mos jetë i mjaftueshëm për të shmangur katastrofën klimatike. Për këtë arsye, disa kompani po zhvillojnë impiante të mëdha të afta për të kapur në mënyrë aktive CO2 të pranishëm në atmosferë dhe për ta eliminuar atë duke e kthyer atë në kimikate të tjera të dobishme. Më i madhi nga këto objekte u ndërtua së fundmi në Islandë dhe vlerësohet të largojë mbi 4000 ton CO2 në vit.
Ngjarja e dytë : lufta Rusi -Ukraine, zhvillime pasoja dhe mësime
Pasojat. Ndryshimet dhe zhvillimet e mëdha që solli pandemia e covid 19 dhe kriza ekonomike që pasoi atë, por tashmë e shoqëruar dhe me pasojat, zhvillimet dhe ndryshimet, rrjedhoje e një “pandemie të re vdekjeprurëse dhe shkatruese” si lufta Rusi-Ukrainë po e përballin botën me një situatë gjeopolitike e ekonomike të re, me shumë të papritura e shumë të panjohura. Cfare po ndodh dhe pritet të ndodhë?
1-Kjo luftë e padrejtë, në mes të Europës po shoqërohet me shkatërime dhe viktima, humbje jete të mijëra njerëzve, me pasoja të rënda humanitare, me një krizë të re ekonomike e financiare, rritje cmimesh dhe inflacion në rritje, pasoja sociale e varfëri dhe emigracion. Pritshmërite për rritjen ekonomike të këtij viti në Eurozonë dhe ekonominë globale, pritet të korrektohen në ulje te GDP me rreth-1 deri 2%, inflacioni ka kapur shifrën mesatarisht në rreth 7% në vendet e Eurozonës, SHBA dhe Britaninë e Madhe, cmimi i naftës bruto nga fillimi i vitit e deri sot është luhatur nga 100 USD/për fuci në 14- USD/për fuci, në rritje po vazhdon cmimi i gazit dhe energjisë elektrike, cmallrat ushqimore dhe lëndët e para,etj. Fenomene këto që kanë goditur konsumin, kerkesën dhe ofertën me efekt në një kthim mbrapa në rënien ekonomike.
2-Kriza energjitike, rritja e cmimit të naftës e gazit, nxiti më shumë gjetjen e alternativave të reja të enrgjisë elektrike dhe shumfishimin e përpjekjeve të Europës për tu shkeputur nga varësia Ruse në drejtim të furnizimit me naftë dhe gaz, i cili nuk është i lehtë, por jo i pamundur. Një raport i prodhuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) nënvizoi se sa të kufizuara janë opsionet për çdo ekonomi që kërkon të zëvendësojë naftën bruto ruse dhe produkte të tjera të naftës.Ai thotë se kërkesa globale për naftë parashikohet të jetë gati 100 milion fuçi në ditë (bpd) këtë vit, më e ulët se sa ishte parashikuar më parë për shkak të goditjes ndaj rritjes globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Rusia prodhon rreth 10 milionë fuçi në ditë dhe eksporton rreth gjysmën e kësaj, plus rreth 3 milionë fuçi në ditë produkte nafte. Megjithatë, është e paqartë se sa nga ajo furnizim mund të jetë tani në rrezik.
IEA mendon se të paktën 1.5 milion bpd naftë dhe 1 milion bpd produkte nafte ka të ngjarë të humbasin nga Rusia, nga prilli deri të paktën në fund të vitit, pasi blerësit ose refuzojnë furnizimet vullnetarisht ose e bëjnë këtë për të shmangur shkeljen e sanksioneve. Ai thotë: “Këto humbje mund të thellohen nëse ndalimet ose censura publike përshpejtohen.” “Në realitet, asnjë vend nuk mund të mbyllë vrimën që Rusia do të linte në treg në rast të një ndalimi global,” thotë Sophie Udubasceanu, eksperte globale e naftës së papërpunuar në analistët e tregut të energjisë ICIS. Pra, ku mund të përpiqet bota të sigurojë ndonjë gjë deri në 5 milion fuçi naftë shtesë në ditë?
3-Kjo pyetje ka zgjuar nga gjumi të gjithë, nga eksportet amerikane deri në vendet e BRISC që deri tani luajnë rolin (e vendve qe ishin ne gjume sidomos për qëndrimin e luftes së Rusisë ndajUkraines), nga vendet e OPEC (Arabia Saudite,Emiratet e Bashkuara), që janë prodhues të medhenj, Irani e Venezuela deri në prodhuesit e vegjël të naftës. (Nigeria,Kanadaja,Argjentina).
Llogaritjet e bëra IEA-se, për të gjitha këto vende prodhuese të naftes, përfshi këtu dhe faktin e rritjes së eksporteve të SHBA, të clilat janë rritur me shumicë në vitin 2021, theksojnë se asnjë prodhues i naftës nuk do të maksimizonte kurrë kapacitetin e tij rezervë, mirëmbajtja e të cilit është një stabilizues i rëndësishëm i çmimeve dhe një tampon në rast të ndërprerjeve të paparashikuara. Lajmi i mire eshte se Shtetet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë,vetem tani ranë dakord të nxjerrin 60 milionë fuçi naftë nga magazinimi, vetem pas veprimit te SHBA,të një lëshimi prej 180 milionë fuçish të shpallur nga Uashingtoni javën e kaluar që synonte “ftohjen e çmimeve” pas pushtimit rus të Ukrainës.Lëvizja e vendeve aleate të IEA-s, të cilat përfaqësojnë 31 vende kryesisht të industrializuara, por jo Rusinë,. ishte lëshimi më i madh nga vendet jo-amerikane të IEA-s, në krye të tërheqjes më të madhe nga Shtetet e Bashkuara.Tregjet reaguan nga kjo lëvizje e fundit e IEA-s, me naftën Brent që ra me rreth 5% në rreth 101.50 dollarë për fuçi të mërkurën.Por kjo natyrisht ,nuk mjafton.Prandaj, analistët e ekspertët sygjerojnë se “për të siguruar vazhdimesinë e cmimeve të përballueshme të energjisë gjatë tranzicionit, lëndët djegese fosile si gazi natyror do tëe jenë të rëndësishme si lëndë djegëse ne tranzicion”.
4-Lufta Rusi-Ukraine, vendosja në vazhdimesi e sanksioneve të reja, vecanërisht ekonomike e financiare dhe tregtare, ndërprerja e zinxhirrit të furnizimit të mallrave, po shfaq tendenca të krijimit të tregjeve të reja, grupimmeve dhe rigrupimeve tregtare globale, deri në veprime që tentojnë të riformësojnë ekonominë globale. Por një riorientim në shkallë të gjerë i zinxhirrit të furnizimeve në mënyrë të pashmangshme do të jetë inflacioniste. Ndërsa, sipas analistëve, për shkak të kësaj situate dhe sanksioneve, rezultati i menjëhershëm ka qenë izolimi total i Rusisë nga tregjet e kapitalit,gje qe te cone parashikimin se “kompanitë dhe qeveritë do të shikojnë gjithashtu më gjerësisht varësinë e tyre nga kombet e tjera. Kjo mund t’i çojë kompanitë që të bëjnë më shumë nga operacionet e tyre në tokë ose në afërsi, duke rezultuar në një tërheqje më të shpejtë nga disa vende.” Kjo situatë mund të ketë ndikime në dobësimin e globalizimit.
5-Vendet e BRISC., në të cilat jetojnë rreth 3 miliardë njerëz janë një fuqi ekonomike gjigande dhe njëkohësisht një fuqi e madhe politike. Në këtë aleancë të ekonomive në ekspansion bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Pas sulmit rus ndaj Ukrainës katër vendet e tjera të këtij grupi në valën e një rendi të ri global të varësive ekonomike dhe politike fitojnë një rëndësi tjeter.Këto vende janë furnizues me lëndë të para dhe partner tregtie ndaj mund të kenë një influencë vendimtare me qendrimin e tyre ndaj konfliktit.Psh,kjo aleancë ka mundësinë ta mbështesë Rusinë me kredi. Por“tani pozicioni i vendeve të BRICS është i rezervuar dhe ende nuk ka një koordinim efikas, për të reaguar ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe partnerëve të ngushtë në Europë”, thotë për DË Roberto Goulart nga Universiteti Brazilia. Shtetetet janë të rezervuara për shkak të sanksioneve, që t’i sigurojnë kredi Rusisë përmes bankës së zhvillimit BRICS, NDB (Neë Development Bank) mbledh para në tregun ndërkombëtar me tarifa të ulëta, thotë Goulart. Vendet e BRICS druhen “që në këtë skenar të pasigurisë së madhe të dalin me pozicion politik.”Nderkaq,nje shqetesim sjell edhe fakti qe Kina eshte deklaruar se “miqesia me Rusine nuk njef kufi”.
6-Investimet në ekonominë e gjelbër do të duhet të intensifikohen me prioritet. Kërkohen më shumë investime të drejtohen në ndryshimet klimatike. Për më tepër, pushtimi Rus i Ukrainës, në kërkim të alternativave për të zëvendesuar naftën dhe gazin natyror rus” do të ngadalësojë në mënyrë të pashmangshme përparimin e botës drejt zero emetimeve neto në një afat të afërt. Kjo pasi, shumica e eksperteve dhe investitorëve besojnë se në terma afat gjatë, ngjarjet e fundit” do të përshpejtojnë zhvendesjen drejt burimeve më të gjelbra të energjisë”.
7-Vëmendje ka terhequr në këtë situatë përdorimi i kriptomonedhave duke u theksuar fakti se lufta në Ukrainë mund të ndikojë në përshpejtimin e përdorimit të tyre si “një armë gjeopolitike” si një mundësi për të shmangur sanksionet monetare nga ana e Rusisë dhe mundësi për të përfituar pagesa të shumta nga ana e Ukrainës. Nga ana tjetër, zgjerimi i përdorimit të kriptomonedhaver mund të cojë drejt një projektimi të një sistemi global pagesash dixhitale të “kontrolluara dhe të fiskalizuara” si një mjet që mund të përmirësojë shlyerjen e transaksioneve ndërkombëtare duke reduktuar rrezikun e pastrimit të parave dhe korrupsionin.
8-Inflacioni, rritja e cmimeve dhe politika monetare fillojë të ndryshojë. Vala inflacioniste në shkallë të gjerë e shkaktuar nga politikat monetare relaksuese të bankave qëndrore dhe paketat e ndihmave masive financiare të akorduara për mbrotjen e bizneseve dhe qytetarëve nga situata ekonomike gjatë periudhës së pandemisë, u bë edhe më e ashpër mbas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të ashpra të aplikuara nga vendet perëndimore kundër Rusisë. Cmimet e naftës, energjisë elektrike, gazit, ushqimeve, lëndëve të para, etj., njohën një rritje drastike. Kjo situatë inflacioniste kërkoi dhe ndërhyrjen energjike të Bankave Qëndrore të cilat filluan një cikël të ri politikash monetare shtrënguese duke filluar rritjen e normave të interesit (Fed, BQE, Banka e Anglisë, etj.). Shqetësimi më i madh është gjetja e një ekuilibri të pranueshëm ndërmjet objektivit për uljen e inflacionit me objektivin e rritjes ekonomike dhe punësimit.
9-Të gjitha këto ndryshime rrjedhojë e luftës në Ukrainë unifikuan më shumë BE dhe qëndrimet ndaj kësaj lufte, vendosjen e sanksioneve dhe miratimin e mbështetjes politike, ekonomike e financiare ndaj Ukrainës dhe nisjen e modaliteteve për ta bërë Ukrainën pjesë të BE-së.
10-Ajo që është e rëndësishme, edhe Aleanca e Atllantikut( NATO ) me drejtimin e vendosur të SHBA, në kushtet e ndryshimit të vetë sigurisë globale unifikoi më shumë qëndrimin dhe veprimin ndaj kësaj lufte dhe vetë cështjeve të sigurisë globale. NATO u cfaq si një alencë solide me harmoni të plotë të anëtarëve të saj, një aleancë e aftë të luajë më së miri rolin dhe misionin e saj në mbrotje të paqes dhe sigurisë të anëtarëve të saj, por dhe sigurisë globale në përgjithësi.