Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës. Ai thotë se kryeministri po bën presion në gjykata së bashku me ambasadorët, lidhur me padinë e Alibeajt në Apel.
“Janë ndërmarrë veprime pasi është kthjelluar gjithçka pas 6 marsit, nuk ka shqiptar që dyshon në ato rezultate. Është thjesht regjistrim. Gjykata, nëse i referohemi kodit, me 12 vendimi është i formës së prerë. Po bëhen presione të gjithanëshme në Gjykatë nga Rama. Nëse nuk kam dy burime kurrë nuk do ta thosha.
Qeveritarë dhe jo vetëm, kanë ndërhyrë. E kuptoni vetë ju. Diplomatë? Po! Po e ndjek me shumë vëmendje. Kam siguruar dy burime. Nuk do përtoj t’i bëj publike.”, tha Berisha.