Në mbledhjen e grupit parlamentar në selinë blu, deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është shprehur se nëse do të vazhdohet me përçarje nuk mund të fitojnë dot.
Ndër të tjera, ai ka krahasuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit me atë të 25 prillit.
Mziu propozoi një platformë që do të finalizohet me kuvend kombëtar përbashkues.
“Të përçarë nuk fitojmë. Në Dibër më 6 mars dy pjesët e PD morëm 9 mijë vota, nga 17 mijë që morëm si opozitë në 25 prill. Duhet të marrim përgjegjësinë si grup parlamentar. Për të hequr dorë nga gjykatat dhe nga procesi i njëanshëm. Të hartojmë një platformë zgjedhjesh e bashkimi. Me dy palët në terren. Zgjedhje seksioni, grup seksioni dhe kryetar dege deri në korrik. Dhe në shtator kuvend kombëtar përbashkues,” tha Mziu.