Nëse i kushtoni vëmendje gjërave më poshtë, do ta keni më të thjeshtë të vlerësoni nëse dëshironi të vazhdoni një marrëdhënie intime ose jo me një person.
1- Shkrimi juaj
Sipas një studimi, mënyra sesi dikush shkruan dhe madhësia e shkrimit të dorës mund të thotë disa gjëra për të. Nga kërkimet e bëra nga “National Pen Company” është zbuluar se personat që kanë një shkrim dore të vogël kanë tendencën të jetë të turpshëm, tepër të përpiktë dhe të zellshëm, ndërsa njerëzit që përpiqeshin të fitonin vëmendje sipas studimit janë ata me shkrim dore të madh. Ata që i merrin gjërat seriozisht ushtronin më shumë presion mbi penën kur shkruajnë ndërsa njerëzit me shkrim të lehtë kanë tendencën të jenë të dhembshur dhe shumë më të ndjeshëm.
2- Ngjyra juaj e veshjes
Ngjyrat që ju zgjidhni për veshjet tuaja kanë tendencën të thonë shumë për ju. Njerëzit që përgjithësisht zgjedhin ngjyrën e zezë janë të ndjeshëm, me shpirt artistik dhe të kujdesshëm ndaj detajeve, ndërsa ata që pëlqejnë ngjyrën e kuqe e jetojnë jetën në maksimum dhe janë shumë aktiv. Njërëzit që pëlqejnë ngjyrën jeshile janë besnikë dhe të dashur ndërsa ata që pëlqejnë ngjyrën e bardhë janë të organizuar dhe racional. Ata që kanë blunë si ngjyrë të preferuar janë të qëndrueshëm, sensitiv dhe të vëmendshëm ndaj të tjerëve.
3- Ngrënia e thonjve
Sjelljet e caktuara dhe të përsëritura të trupit tuaj mund të thonë gjithashtu shumë për personalitetin tuaj. Mënyra se si trupi juaj reagon ndaj situatave të caktuara, mënyra sesi kapni flokët, hani thonjtë apo merreni me lëkurën tuaj mund t’ju tregojë të padurueshëm, të frustruar, të mërzitshëm dhe të pakënaqur. Le të marrim si shembull ngrënien e thonjve. Sipas një studimi, sygjerohet që ata të cilët hanë thonjtë kanë tendencën të jenë perfeksionist, të tensionuar shpesh nervoz.
4- Këpucët tuaja
Sipas një psikologu, ju mund ta gjykoni rregullisht një person duke parë këpucët e tij. Ekzaminimi i kostos, stilit, ngjyrës dhe kushteve të këpucëve mund t’ju tregojë 90% të karakteristikave të poseduesit/es siç mund të jetë: të ardhurat, bindjet politike, gjinia madje edhe mosha.
5- Sytë
Sytë janë pasqyrat e shpirtit tuaj. Ato mund të thonë shumë për ju, për atë çfarë mendoni, ndjenjat tuaja si dhe nëse jeni të gënjeshtar apo besnik. Sipas studimeve, njerëzit me sytë ngjyrë blu janë më pak të këndshëm dhe kanë më shumë gjasa të jenë alkoolist në krahasim me njerëzit me ngjyrë të errët. Një tjetër mënyrë sesi sytë flasin për ju është edhe kontakti direkt. Nëse kontakti mes sysh mungon, kjo tregon gjithashtu mungesë të vetë-kontrollit dhe vullnet të dobët.
6- Përpikmëria në orare
Sa herët apo vonë jeni për një takim apo mbledhje krijon gjithashtu një përshtypje, qoftë pozitive apo negative, rreth personalitetit tuaj. Të qënurit vonë për një takim të rëndësishëm do të thotë krijimi i një përshtypjeje negative rreth jush, ndërsa të qënurit herët në një takim do të thotë se ju e merrni në konsideratë kohën e njerëzve të tjerë dhe jeni gjithashtu të organizuar dhe të vetë-motivuar.
7- Shtrëngimi i duarve
Është zbuluar se njerëzit me një shtrengim dore të fortë tregojnë besim dhe pasqyrojnë një karakter të fortë dhe të sigurtë. Njerëz të tillë janë gjithashtu të prirur të jenë ekspresiv për emocionet e tyre dhe ka pak gjasa që të jenë njerëz të qetë. Njerëzit me shtrengim duarsh të lehtë nga ana tjetër kanë mungesë besimi dhe gjithmonë kanë tendencën të duan rrugën më të lehtë në sfida apo probleme.anabel