Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka folur për fitoren që arriti të marrë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.
Ai u shpreh se situata aktuale në Partinë Demokratike e shtyu të kandidojë.
“Ndjej krenari që isha i përzgjedhuri i tyre. Vendimi për të marrë pjesë si kandidat ishte edhe rezultat i situatës së PD-së e cila imponoi vendimin tim për të marrë pjesë në Primare. Nuk mund t’u thoja jo shkodranëve që për vite me radhë kanë sakrifikuar aq shumë jo vetëm për PD-në por edhe për qytetin.
Pasioni im mbetet kirurgjia, vazhdimisht kam qenë në sallën e operacioneve kryesisht në Itali por me të vërtetë ishte një kërkesë nga bashkëpunëtorët e degës Shkodrës. E kisha bindje absolute që do të fitoja dhe dëshirën e shkodranëe për të vendos me votën oerientimin e Shkodrës drejt të djathtës”, deklaroi Spahia i bindur.