Po, ka por rëndësia e kësaj cilësie thelbësore shpesh zbehet në një kulturë që e idealizon dashurinë romantike. Duke nisur që nga historia e Hirushes, gratë përgjithësisht janë mësuar të shohin dhe kërkojnë për princin e kaltër, në mënyrë që të jetojnë “përgjithmonë të lumtura”. Për shkak të kësaj mendësie, janë gratë ato që në fund zhgënjehen më shumë nga romancat sesa burrat.
Dashuria sigurisht që është unike dhe nga ndjesitë më të bukura që mban gjallë njeriun. Kur ne biem në dashuri, hormonet e dashurisë çlirohen për të përshkruar trupin dhe mendjen tonë, prandaj shpesh ndihemi “jashtë kësaj bote” kur duam dikë. Dashuria për dikë, apo për njerëzimin në përgjithësi, na bën të jemi më bujarë, zemërgjerë dhe të bëjmë vepra edhe më të mira se më parë.
Ky proces natyral shoqërohet edhe me anën tjetër, atë të “errëtën”. Në thelb, të duash dikë është të krijosh varësi ndaj atij njeriu. Kur marrëdhëniet tona shkojnë mirë, varësinë nga dashuria nuk e shohim fare si problem. Problemi fillon kur fiksimi i dikujt ndaj jush nis dhe bëhet i pashëndetshëm.
Këtu, kuptojmë rëndësinë dhe peshën e diçkaje tjetër që është edhe më e rëndësishme se dashuria.
Çfarë do të na ndihmonte ne kur biem viktima të vetë ideve tona që kemi për dashurinë? Integriteti personal!
Integriteti personal ndahet në dy shtylla kryesore: 1)- Respekti për veten; 2)-T’i qëndrosh besnike vlerave të tua.
Respekti për veten përfshin vetë-mbrojtjen, kujdesin për veten, të qënit e sjellshme, e besueshme dhe me vlera morale që shpalosen në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale.
Si mund të kërcënohet integriteti personal nga lidhja juaj romantike?
1. Kur “dashuria” të kërkon të gënjesh, vjedhësh apo tradhtosh
2. Kur “dashuria” të kërkon të rrezikosh sigurinë tënde për të
3. Kur ai/ajo abuzon fizikisht, seksualisht apo verbalisht me ty
4. Kur partneri/ja përpiqet të kontrrollojë veprimet e tua në çdo sekondë.
Sinjale të tjera që tregojnë se integriteti juaj personal po rrezikohet
Ti vë dëshirat e partnerit dhe rehatinë e tij para rutinës tënde. E gjen veten të thuash “Po” edhe për gjëra që nuk do t’i bësh. E justifikon arrogancën e tij dhe përpiqen t’i japësh një shpjegim ndryshe. Fatkeqësisht, shumë njerëz mendojnë se dashuria nënkupton të plotësosh dëshirat e personit tjetër, por jo. Fillimisht duhet të mësosh të mbrosh veten, ta edukosh atë dhe më pas të punosh çdo ditë për një marrëdhënie të shëndetshme. anabel