Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, pas Kongresit të Partisë Socialiste.
“Sot u mblodh një kongres për tu thënë të gjithë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përvec meje”, tha Meta.
Pjesë nga deklarata
Meta: Zogu i Tiranes leshoi sot shpifje te ulta ndaj Presidentit, me nje fjalor banal, njesoj si nje kone rrugesh qe i lidhin kanace ne qafe per te bere zhurme. Per fat te keq ai vazhdon te nxjerre nga goja ato qe i fusin. Hartim banal anti-President nga Zogu i Tiranes
Akuzat per bllokim te propozimeve per ambasadoreve, nje mashtrim ordiner. Zogu i Tiranes edhe ne gjume genjen. Nuk kam bllokuar asnje propozim zyrtar per emerim ambasadori. Faktet jane shkresat zyrtare. Zogun e Tiranes do ta ndjeke si hije gjithe jeten firma qe i ka dhene Alqi Bllakos per inceneratorin e Tiranes