Edhe pse disa ditë kanë qenë me shi, pranvera është këtu dhe me ndryshimin e stinës, sjell edhe mundësi të reja për të “shkundur” pak stilin tuaj të jetesës. Duke qenë se ditët zgjasin dhe dielli shfaqet më shumë, zgjidhja e qartë është të gjeni më shumë mënyra për të dalë jashtë.
Një tjetër prirje pranverore është ideja për të hequr dorë nga e vjetra dhe për t’i hapur rrugë të resë, është si një vit i ri i dytë, por më pak dramatik dhe më autentik. Është një kohë e shkëlqyer për të matur përparimin që keni bërë drejt qëllimeve tuaja, për të rivlerësuar dhe për të qenë të hapur ndaj të rejave.
Këtu janë 10 zakone të stilit të jetesës që duhet t’i përfshini në rutinën tuaj këtë pranverë:
#1 – Merruni pak me kopshtari
Kur themi këtë, nuk nënkuptojmë që domosdoshmërisht të merreni me punë të mëdha kopshtarie. Mund ta filloni thjesht duke mbjellë një lule apo duke u kujdesur për disa të tjera. Kjo, jo vetëm që do t’ua zbukurojë ballkonin/shtëpinë, por do ju shërbejë edhe si një antistres i mirë.
#2 – Bëni xhiro me biçikletë
Jo vetëm që kurseni paratë që do të shpenzoni me naftën e makinës, jo vetëm që shëtisni më shpejt se në këmbë, por edhe kënaqeni duke mbajtur trupin në formë. A ka më mirë?
#3 – Merrni më shumë pushime të shkurtra jashtë
Kjo është koha perfekte për të dalë sa më shpesh, qoftë edhe për një shëtitje rreth lagjes apo një piknik në natyrë. Nuk bën shumë vapë, por nuk është as ftohtë. E mesmja e artë që kërkojmë të gjithë.
#4 – Stërvituni jashtë
Nëse në ditët me shi e gjeni veten duke u stërvitur në shtëpi apo palestër, tani mund të provoni të bëni të njëjtën gjë në natyrë. Do ndiheni më të lirë, të freskët dhe me siguri edhe më energjik.
Të tjera:
#5 – Blini produkte “bio” nga tregjet ushqimore
#6 – Pastroni, sistemoni dhe riarredoni shtëpinë
#7 – Planifikoni udhëtime të shkurtra me familjen, miqtë
#8 – Luani me garderobën e pranverës!
anabel