Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ndodhet në Kiev, ku është takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në fakt, kjo vizitë ishte një surprizë, pasi asnjë nuk e priste.
Ambasada e Ukrainës në Londër, publikoi një foto nga takimi Zelensky-Johnson duke shkruar “Surprizë”, pasi për këtë zhvillim nuk ishte njoftuar asgjë më herët.
Ky takim ndodh një ditë pasi Von Der Leyen shkoi me ekipin e saj në Kiev duke u takuar kokë me kokë me presidentin ukrainas.