Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Po agjëroni? Disa këshilla praktike për t’ua bërë më të thjeshtë këtë muaj!

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Po agjëroni? Disa këshilla praktike për t’ua bërë më të thjeshtë këtë muaj!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në 2 prill ishte dita e parë e muajit të Ramazanit. Nga ajo datë, deri më 1 maj, besimtarët muslimanë agjërojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim. Agjërimi praktikohet për arsye fetare dhe shpirtërore dhe ndonëse e përhapur më së shumti te besimtarët muslimanë, në fakt është praktikë edhe e feve të tjera, si krishtërimi, budizmi dhe judizmi.

Disa këshilla praktike që mjekët rekomandojnë për ta lehtësuar sadopak agjërimin e këtij muaji përfshijnë:

– Mos e shmangni vaktin e mëngjesit

Ka vetëm dy mundësi për të ngrënë gjatë Ramazanit: në mëngjes herët para lindjes së diellit (Suhoor) dhe pas perëndimit të diellit në mbrëmje (Iftar). Vakti i mëngjesit mund të jetë i lehtë për t’u kapërcyer, pasi vështirë të kesh oreks aq herët në mëngjes. Sidoqoftë, mjekët thonë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos e kaloni këtë vakt. Zgjedhjet e ushqimit që bëni do të ndikojnë në energjinë tuaj gjatë gjithë ditës.

Shumë njerëz shkojnë te karbohidratet e thjeshta për vaktin e mëngjesit, por ato nuk japin energji afatgjatë. Në vend të kësaj konsumoni më shumë drithëra të plota, proteina të shëndetshme, fruta, perime etj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

– Hidratimi

Konsumi i ujit është jetësor dhe ka shumë përfitime shëndetësore. Dehidratimi, krahas shumë problemeve të tjera, mund të rezultojë edhe në luhatje humori dhe shtim të lodhjes. Atëherë, si të hidratoheni nëse nuk mund të pini ujë midis lindjes dhe perëndimit të diellit?

– Përdorni kohën kur mund të konsumoni ushqim, për të marrë gjithë hidratimin e nevojshëm.

– Mbani një shishe uji afër gjatë gjithë natës dhe pini sa herë që të jetë e mundur.

– Përpiquni të përfshini në dietë sa më shumë ushqime që përmbajnë ujë (domate, kastravec, luleshtrydhe, shalqi etj).

– Moti i nxehtë

Gjatë ditëve që temperaturat janë të larta, përpiquni të visheni lirshëm dhe të qëndroni në vende të freskëta.

– Kini kujdes me ushqimin dhe porcionet

Ushqimet tradicionale mund të jenë të yndyrshme dhe të rënda, dhe ndonëse kanë shije të mrekullueshme, dita e nesërme mund t’ju gjejë të fryrë dhe të lodhur. Përpiquni të hani shëndetshëm ose të krijoni një ekuilibër me “pak nga të gjitha”. Mos harroni se kjo nuk është ngjarje një-ditore, por një-mujore.

Në ditët e sotme, agjërimi i ndërprerë është një ndër trendet më të njohura të shëndetit dhe fitnesit. Kjo praktikë njihet si Intermittent Fasting (IF) dhe është një model i ushqyerjes,që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash. Anabel

Pas

Sekretar i ardhshëm i NATO-s? Rama: Unë kontratën e kam me shqiptarët

Para

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 8 prill 2022

Para
Këto janë 5 shenjat e horoskopit më besnike në dashuri!

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 8 prill 2022

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

nga Fast News
14:46 | 15/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

nga Fast News
13:38 | 15/03/2026
0

Ekonomia e pamjes, shqiptarët ikin nga ndërhyrjet ekstreme, shkojnë drejt natyrales

Ekonomia e pamjes, shqiptarët ikin nga ndërhyrjet ekstreme, shkojnë drejt natyrales

nga Fast News
13:35 | 15/03/2026
0

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

14:46 | 15/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

13:38 | 15/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora