Gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka risjellë në vëmendje rastin e nënës e Mariglenit, Liljana Gjonaj, i cili në rrethana misterioze është zhdukur para 7 vitesh. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Hoxha shkruan se ditën e dielë kishte marrë një telefonatë nga Liljana, me rastin e zbulimit të disa eshtrave në Kurbin.
Ajo shkruan se Liljana u shpreh se ende nuk i kanë thënë nëse eshtrat që u gjetën ishin të djalit të saj apo jo. Hoxha po ashtu ka shtuar se hetimet për dosjen e Mariglenit nuk kanë qenë të plota, ndërkohë që edhe prova të tilla si gjurmë gjaku në këpucën e një shoku të tij të klasës nuk u hetuan deri në fund.
Një nënë në kërkim të të birit. Sot Liljana Gjonaj, grua e një burri të vrarë dhe nënë e një djali të zhdukur mbush 49 vjec. Kapa telefonin për ta uruar dhe sapo më dëgjoi zërin qau duke ma kthyer; faleminderit , smë intereson ditëlindja dhe as pse po jetoj. Dua djalin.
Gjatë këtyre 7 vite kërkime dhe asnjë indicie nëse është apo jo gjallë, nëse ka ndërruar jetë kush e vrau, kam shkruar disa herë për një grua si Liljana dhe për Mariglenin, derisa një eshtër e gjetur në fundjavë ja zgjoi sërisht shpresat nënës në kërkim të tij. Zemra e Liljanës , dëshiron që I biri të jetë gjallë , e megjithatë e njëjta zemër I thotë kobin se trupi I fëmijës dergjet diku. Diku ku ajo e kërkon dhe e kërkon, rend mbas cdo fjale që dëgjon poshte e lartë, e megjithatë ska gjetu asnjë gjurmë të tij.
‘Kur të vijë momenti – më tha në një nga ato ditë të ngarkuara me zi Liljana – dua të flasësh për mua, unë po iki nga ky vend sepse askush smë ndihmoi dhe më duhet me shpëtu dy djemtë e tjerë‘’. Kështu ajo më shkruan sa herë që merr lajme prej atje ku ndodhet për eshtra të paidentifikuara. Nëna më pyet; mos janë të djalit tim? Të dielën u takuam prapë në telefon.
Më tha ‘Kam dëgjuar lajme që është gjetur një kufomë. Shpirti po më dhemb. Nëqoftëse merr vesh dicka a mos është djali im?’’. Në kërkim të eshtrave të Mariglenit në bisedë me zyrtarë policie dëgjoj se nuk dihet aspak nëse mund të jetë ai, por mund të jetë edhe ‘’filani e mban mend që u zhduk”, ‘po filani e tjetri e tjetri që sdihet ku janë, po ai që u rrëmbye?”.
Kuptoj përgjigjem në telefon, kuptoj. Por a kuptohet mosha e atyre eshtrave?
A mos janë të një fëmije adoleshent?
Smarr përgjigjje. Sdi cpërgjigjje të jap dhe ngre telefonin që mos të mendohem më gjatë e I them nënës së tij:- dëgjo Liljanë, duhet të bësh durim.
Nëna e Mariglenit nga ai zëri që I ishte gjallëruar, ia ndjej fjalët që I fiken dhe përgjigjet : -duhet me ba durim. Të gjithë më thonë je më e fortë se një burrë. Kështu mbyllet takimi ynë në telefon me një nënë, e cila kërkoi hetime nga krimet e rënda, ato sja gjetën, denoncoi në policinë locale në atë kohë, as ata sja gjetën, ju lut shkollës sportive tja kishin kujdes mbasi ishin në hasmëri, ata se dëgjuan. Një ditë Liljana më shkroi : pashë djalin në ëndërr dhe nuk po më njihte”. A thua po më fajëson që spo arrij tja gjej?. Heshta .
Zhdukja e Maiglenit u denoncua nga xhaxhai I tij , dhe fillimisht policia e Kurbinit I nisi hetimet për rrëmbim. ‘Nipi im është larguar nga shtëpia dhe nuk ka patur tendenca vetvrasjeje ‘thotë në denoncim xhaxhai I tij. Xhaxhai shtoi se fëmija ishte parë me shokët në një kafene ku njëri ndër ta e kishte pyetur “sa e shtrenjtë kjo varësja”’ . Megjithatë ai tregon në denoncim se babai I fëmijës I quajtur Andon e kishin vrarë në vitin 2005.
Megjithëse itenerari I fëmijës shjegohet nga shokët e tij, mes tyre edhe të dyshuar , një udhëtim nga Mamurrasi në Shëngjin, nuk u gjet asnjë gjurmë e tij. Ndonëse në atleten e njërit prej të rinjve u gjetën gjurmë gjaku, asnjë prokurori nuk zbuloi dot se për cfarë bëhej fjalë. Por prokuroritë njëra pas tjetrës, në 7 vite firmosnin pezullim hetimesh me arsyetimin ‘nuk provohet që gjendemi përpara një rrëmbimi”. Tanimë një eshtër tjetër e gjetur në atë zonë, I ktheu sërisht të afërmit Mariglenit në dyert e insitutucioneve . Për ti kujtuar se Marigleni mungon, dhe koha ka ngrirë për familjen e tij.