Situata e paqartë në Partinë Demokratike ka shkaktuar edhe një farë “përçarje” mes deputetëve dhe anëtarëve. Akuzat dhe kundër akuzat midis Berishës dhe Bashës janë ndier edhe në radhët e demokratëve.
Roland Bejko u shpreh në ‘Open’ se i duket absurd fakti që në fillim Berisha nuk la akuzë pa hedhur ndaj Bashës ndërsa tani sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë se fitoi në zgjedhje.
“Duket hapur fare që Berisha donte karrigen në PD, se me këto akuza që ka bërë ndaj Bashës, që është përfshirë në aferat e Ramës, i bie që Basha është për në burg. Kurse tani Berisha flet sikur s’ka ndodhur asgjë, sikur nuk ndodhi 8 janari, sikur nuk ndodhën të gjitha akuzat ndaj tij,” tha Bejko.