Alban Çakalli nga fshati Mamurras i Kurbinit ka gjetur një zgjidhje për të mos shpenzuar para me plehrat kimike që përdorë në serë. Ai thotë se në vend të dapit, ures apo superfosfatit, tokën e plehëron me llumë kafeje në formën e miellit.
Albani thotë se lagja e tij pi shumë kafe, në lokalet e zonës cdo ditë ai arrin të mbledhë deri në 40 kilogram mielli kafeje. Fermeri shprehet se përvec plehrimi aroma e kafës mban larg dhe insektët. Brënda një vitit ai pretendon të kursejë një shumë të mirë parash.
“Mielli kafes është shumë i pasur me azot, magnes dhe fosfor zëvendëson diku gati të gjitha plehrat kimike sepse ka një raport shumë të mirë të mineraleve. Besoj vetëm tek kjo sera po të kisha blerë plehra kimike me këto cmime që janë sot unë do të kisha harxhuar 200 mijë lekë të vjetra. Momentalisht me përdorimin e kafes kam harxhuar zero lekë sepse kafen e marr falas. Me sipërfaqen që kam besoj se do të kursej diku tek 1500-2000 euro në vit”.