Ish-kreu i PD Lulzim Basha ka folur sot para se të hynte në Kuvend me arsyen e mospjesmarrjes së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD.
Edhe një herë Basha tha se do punojë për bashkimin e dëmokratëve ndërsa shtoi se nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme pasi me shumë gjasa do të degradonte me ndonjë konfrontim.
Basha: Ajo që dua të them është që unë po punoj e do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave që të jetë alternativë për njerëzit e që të jetë alternativë do të thotë të punojë për njerëzit të tejkalojë interesat personale për të cilat kam vendosur dhe të marrë vendimin që jeni njohur të gjithë por jo të heqë dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.
PD duhet të kthehet në alternativë e shpresë për njerëzit. Unë do punoj përditë që PD të kthehet në alternative që s’mund të jetë në kundërthënie me aleatët tanë strategjikë.
Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi i interesave personale për ti dhënë mundësinë çdo forumi të PD dhe demokratëve të kenë mundësinë të vendosin lirisht. Prandaj nuk mora pjesë në një mbledhje e cila kishte të gjitha gjasat që do degradonte në një konfrontim.
Grupi ka nevojë për bashkim dhe jo përçarje.