Ka nisur me diskutime seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Alibeaj, ka kërkuar që në rend dite të shtohet edhe propozimi që PD ka për bordin mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Propozimi u pranua nga kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili argumentoi se maxhoranca ka si qëllim për t’i dhënë sa më shumë hapësirë opozitës.
Balla: Unë s’e dija që deri dje në orën 16:00 të jetë depozituar një kandidaturë tjetër mbështetur me firma. Dua të di ku është depozituar dhe a ka kaluar në Komision të Ekonomisë, sepse kjo do të jetë e vështirë. Nëse nuk është depozituar deri dje, me gjithë dëshirën e mirë për t’i dhënë opozitës hapësirë, më thoni si t’ia bëjmë sepse nuk thye dot rregulloren.
Alibeaj: Është depozituar kërkesa. Ka kaluar në Komisionin e Ekonomisë. Kjo ka muaj që ka kaluar, Nuk ka pengesë në aspektin e procedurave. Ne kërkojmë që nëse ka institucion që duhet të gëzojë mbështetjen e spektrit politik është Banka e Shqipërisë. Nuk doja t’i futesha historive të së kaluarës. Kjo është një detyrim edhe për shkak të traditës parlamentare, që duhet të ketë balancim. Kjo është kërkesë që shkon në linjë me atë që ka kaluar.
Tabaku: Ndërkohë që flasim opozita s’ka asnjë përfaqësues në organet e pavarura. U propozua në kalendarin e ditës së pardjeshme propozimi për të mbështetur përfaqësuesit e mazhorancës. Në bankën e Shqipërisë është përfaqësues Ridvan Bode. Duhet të lejojmë dy përfaqësues të opozitës në Bankën e Shqipërisë. Këto kandidatura nuk duhet të vinin të njëanshme. Ne kërkojmë ose të përfshihet në nenin e ditës kandidatura, ose javës tjetër t’i diskutojmë.
Balla: Opozita ka dy kandidatura. Të mos futemi të diskutojmë me zotin Bode, me të cilin kam bërë shumë debate. Mos ma quani zotin Bode tonin, sepse s’iu bën nderë juve. Është një kandidaturë tjetër e opozitës, që është Suela Popa, janë dy kandidatura në bord. Meqenëse qenka kapur me pak minuta ora 16:00 e djeshme, Komisioni i Ekonomisë është këtu, gjatë procesit të seancës së gjatë të njoftohet zoti Spaho dhe të përfshihet në nenin e ditës. Kjo u zgjidh, por zgjidhja bëhet duke komunikuar dhe mohuar ato që bëhen. Kur ne kemi qenë në opozite kemi pas gjithmonë një dhe atë një, e dimë se si e kishim. Për këtë pjesë të jemi të qartë. Nuk prish kurrë PS balancat që tradita parlamentare ka paracaktuar. Do i kërkoja zonjës kryetare të konsensus, të përfshihet në rend dite dhe të diskutohet në një seancë zyrtare të Komisionit të Ekonomisë.
Alibeaj: Nuk kërkojmë të imponojmë asgjë, thjesht për t’i shërbyer ruajtjes të pa cënuar të depolitizimit të Bankës së Shqipërisë. Nuk e bazojmë në raporte forcash, ajo që po flasim është së ardhmes e Bankës së Shqipërisë. Është vetëm kaq, asgjë më tepër. Për sa thatë në komision, e ka ngritur sekretari ynë dhe nuk dua të them që ka hasur pengesë, sepse kështu ka ndodhur në fakt. E ka ngritur në komision që të ketë një seancë dëgjimore edhe me kandidaturën e mbështetur nga ne, në mënyrë që gjëja të shkonte ashtu siç unë pretendoj. Po komisioni i Ekonomisë, të mblidhet dhe alternativë tjetër është që çështja të diskutohet nesër pasnesër dhe pastaj, duke i thërritur të shkuarës të procedohet edhe me procesin e votimit, që është alternativë e çuditshme. Nuk po kërkojmë asgjë më tepër se kaq.
(BalkanWeb)