Policia ka shoqëruar 8 të rinj pas një sherri masiv pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e liqenit.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim, ky 2 makina janë gërvishtur, dhe kjo ka mjaftuar si shkak për sherrin, ku mbetën të plagosur 2 persona, për fat të mirë me lëndime të lehta.
“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se: Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.
Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat. Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton Policia.