Nuk ka asnjë humbje jete nga pandemia në Shqipëri për 24 orët e fundit.
Të dhënat i ka nxjerrë Ministria e Shëndetësisë, në të cilat thuhet se nga testimi i 646 qytetarëve, 45 kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID, thuhet ne njoftimin e ministrise reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftim.
SITUATA NE 24 ORE
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 646 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:
21 në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Delvinë, Lushnje, Fier, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, Elbasan, Gramsh.
Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,425 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (27 Mars 2022)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 646
Testime totale 1,773,637
Raste pozitive 273,432
Raste të shëruara 269,425
Raste Aktive 516
Humbje jete 3,491
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 246
Fier 70
Vlorë 70
Gjirokastër 35
Berat 19
Elbasan 16
Shkodër 16
Durrës 13
Kukës 12
Korçë 8
Dibër 6
Lezhë 5