ër herë të parë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike. Mbledhja nisi në orën 19:00 ku në fokus ishin zhvillimet e fundit në PD.
Në përfundim të mbledhjes, Alibeaj bëri një deklaratë për mediat ku beri me dije edhe krijimin e një grupi pune me anëtare edhe te Komisionit te Rithemelimit duke i ftuar ata te marrin pjese.
Besoj që ju e patë vendimin e grupit, që do të doja ta falenderojë për sensin e përgjegjshmërisë. Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie një nga synimet e kërkuara prej kaq kohës nga demokratët. Bashkimi, bashkimi për të mirën e demokratëve duke lëshuar dhe hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Unë besoj që ky është çelësi i moralit, me mirëkuptim dhe të arrijmë këtë që kërkojnë demokratët. Është një hap i mirë për të shkuar drejt bashkimit.
Me heret Alibeaj e ka vene vënë theksin tek lufta opozitare që është e domosdoshme të vazhdojë në parlament e sinqertë dhe e plotë.
Xhelal Mziu tha se zgjidhja në PD duhet të vijë nga mbledhja e një komisioni të përbashkët me ‘Foltoren’, dhe se ky grup të garantojë se nuk ka vend për triumfalizëm ndërmjet dy palëve.
Pjesë nga debati
Enkelejd Alibeaj: Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga dekretimet ku duhet të ecën partia, është lufta opozitare në parlament e sinqertë dhe e plotë. Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e metejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurtë.
Helidon Bushati- Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e vlerave tona politike. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.
Xhelal Mziu- Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i datës 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Nëse kemi zgjedhjet 2023 në eforizëm, do të ishte vrastare për PD-në. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që data 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri-tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke pasur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi minorancë dhe të papërfaquësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojë që nuk ka vend për triumfalizëm.
Mbledhja është shoqëruar edhe me debate të forta. Debati ka ndodhur mes deputetit Helidon Bushatit dhe Jemin Gjanës, pasi ky i fundit i ka kërkuar deputetit që mos të merret me gjëra të vogla, siç janë dyert sipas tij, por të diskutojë për gjëra më të rëndësishme.
Bushati : Jemi këtu per te mirën e PD Ne qe jemi këtu dhe ata qe nuk janë, por shpresoj te jene. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e veprimit tone politik. Duhen akte konkrete për ketë. Debat konstruktiv qe objektiv te jete bashkimi, pa përjashtuar asnje. Gjesti i pare do te ishte heqja e dyerve te blinduara. Nuk e kam unë vetëm ketë mendim. Duhet te kthehemi ne normalitet. Pa hyre ishte mire apo keq, duhet te hiqen. Hap i pare per bashkimin. Vetem te bashkuar mund te jemi konkurrues ne zgjedhjet e ardhshme, lokalet jane me te afërta.
Gjana: Flasim për bashkim, ndërsa ata na thonë ju kemi shkarkuar. Nuk mund të ketë bashkim real, bashkim formal mbase edhe mund të ketë. Si do bashkohemi ne me ata. Se ti je dhe dere e madhe Bushatlinjsh.
Gjana ka propozuar që t’u kthehet vendimeve te meparshme te 9 shtatorit, 18 nentorit, 8 janarit. Në mbledhjen e Kryesisë të nisur prej rreth 1 ore, Gjana tha se në një moment të dytë të mendohet për negociata.
Ndërkohë Alibeaj ka mohuar skenarë të tjerë që rrëzojnë ato vendime.
Jemin Gjana– Qëndrimi im përfundimtar ne kete mbledhje eshte ky: t’u kthehemi qëndrimeve te mëparshme te 9 shtatorit, 18 nentorit, 8 janarit. T’i mbajmë ose t’i rrezojmë. Pastaj te shohim a shkohet ne negociata. Nese gjithmonë, gjene e vendosim ne këtu dhe nuk ka skenarë te tjerë.
Enkelejd Alibeaj: Jo. Nuk ka asnjë lloj skenari. Me aq informacion sa ka.
Gazment Bardhi, u ndal te fakti që demokratët duhet të japin mesazh për bashkimin e partisë.
“Se pari lidhur me blindimin e PD-se, dyert jane te hapura, dhe jane ceshtje te administratës. S’ja vlen te merremi ne kryesi me kete. Se dyti për zgjedhjet e vitit 2023. Eshte propozuar me idenë qe do pranohej nga te dy palet, duke bere zgjedhje te bashkuar. Jam dakord edhe une qe te dalim me mesazh per bashkimin.”, tha ai.
Nuk kane munduar as sugjerimet e Salianjit ndaj Alibeajt, kryetarit të komanduar të PD-së. Po ashtu në diskutim është përfshirë dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
DISKUTIMI
Salianji: Te ndertojme nje grup dhe zgjidhje qe e ben bashkimin funksional per te gjithe ku te gjithe mund te perfaqesohen si ngjyrime.
Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Këshilli Kombetar qe te jape legjitimitetin formal.
Ervin Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, te tregojmë me simbolike hapjen e partisë.
Gaz Bardhi: Dyert janë të hapura
Salianji: Dyert e hekurit qe as nuk preken me dore ta shpifin, t’i heqim. Balkanweb