Humbja e peshës është bërë një nga gjërat më të kërkuara kohët e fundit. Për shkak të stilit të jetesës së ulur që përfshin pak ose aspak aktivitet, një pjesë e madhe e kohës e kalojmë ulur. Përveç kësaj, sasia e madhe e kohës së kaluar duke punuar lë pak kohë ose qëndrueshmëri për t’u angazhuar në rutina të hollësishme të aktivitetit fizik. Në situata të tilla, bëhet jashtëzakonisht e vështirë të gjesh kohë ose një zgjidhje për të qëndruar në formë. Joga është një nga mënyrat më të mira për të humbur peshë. Joga ka fituar një popullaritet të konsiderueshëm, por shumica e njerëzve ende nuk besojnë në efektivitetin e saj kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, gjë që mund të fajësohet pjesërisht për mospërputhjen dhe supozimin e gabuar se pozicionet e jogës janë të vështira për t’u bërë.
Për të gjithë ata prej jush që po luftojnë me të njëjtin problem të mungesës së kohës dhe energjisë në fund të ditës, ju tregojmë këtë pozicion të jogës shumë të lehtë për t’u bërë dhe që mund t’ju ndihmojë në rënien në peshë.
Përfitimet e tjera të këtij pozicioni përfshijnë qetësimin e sistemit nervor, uljen e stresit dhe ankthit dhe ngritjen e drenazhit venoz. Mund të ndihmojë në shtrirjen e këmbëve dhe në rregullimin e niveleve të presionit të gjakut, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në menaxhimin e venave me variçe.
Si ta bëni atë?
Uluni me fytyrën përballë murit, me gjunjë të përthyer dhe këmbët të tërhequra nga brenda, drejt ijeve. Lëvizni këmbët lart murit ndërsa ktheheni për t’u shtrirë në shpinë. Vendosni ijet tuaja pas murit ose pak më larg, si të ndiheni komode. Vendosini krahët në çdo pozicion të rehatshëm. Mbajeni këtë pozicion për njëzet minuta.
Humbje peshe
Edhe pse pozicionet e tjera të jogës që janë shumë më intensive janë më të dobishme për arritjen e humbjes së peshës, është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ky pozicion gjithashtu mund të kontribuojë në mënyrë efektive në humbjen e peshës. Ai mund të ndihmojë në çlirimin e stresit, i cili mund të ulë shpeshtësinë e ngrënies nga stres dhe të ndihmojë një person të qëndrojë i shëndetshëm. Nivelet e kortizolit menaxhohen nga ky pozicion. Edhe pse është një poicion qetësues, ai mund të praktikohet edhe para fillimit të një seance joga në mënyrë që muskujt e këmbëve të jenë mjaft të relaksuar për t’u përfshirë në një seancë aktiviteti.
E njohur edhe si Viparita Karani, ky pozicion i jogës është jashtëzakonisht i dobishëm për njerëzit që dëshirojnë të pushojnë. Kjo sjellje është e lehtë për t’u praktikuar dhe mund të bëhet në një dyshek për joga pranë një muri ose edhe nga komoditeti i shtratit. Rekomandohet vendosja e një jastëku, batanijeje ose mbështetëseje poshtë ijeve për ta praktikuar këtë pozë në mënyrë korrekte dhe komode. Një batanije e palosur mund të përdoret nën qafë dhe kokë, sipas komoditetit tuaj.
Revista Living