Fjalët mund të mos jenë në gjendje të shkaktojnë dhimbje fizike, por ato lehtë mund të shkatërrojnë psikologjinë tuaj dhe t’ju prekin për një kohë të gjatë. Cilat janë frazat më të zakonshme që prishin marrëdhëniet sipas ekspertëve? 3 më të zakonshmet janë si më poshtë:
“Ti gjithmonë…” ose “Ti kurrë…”
Shumë shpesh boshllëku mbushet me fjalë dhe fraza negative. Për shembull, “Ti kurrë nuk dëgjon kur flas” ose “Unë gjithmonë duhet të të kujtoj të bësh diçka”. Ajo që partneri dëgjon është kritika. “Ndoshta ai ndjen se nuk vlerësoni asgjë që ai bën dhe nga ana tjetër reagon. Është më mirë ta shprehni ankesën tuaj në një mënyrë më pak të mprehtë, e cila do të hapë dhe nxisë diskutimin”, thotë Darylevuanie Johnson, një psikoterapiste.
“Pse nuk je si ai apo ajo?”
Shmangni krahasimet. Edhe nëse mendoni se kjo mënyrë e ndihmon partnerin tuaj të përmirësohet, nuk është kështu. Ju krijoni një plagë që është shumë e vështirë për t’u shëruar, thotë Jeanie Winstrom, një këshilltare çiftesh.
“Nëse do të më doje, do të…”
Kërkimi i dhuratave të shtrenjta ose sjelljeve specifike duke përdorur emocionet është një taktikë që ndiqet nga ata që përpiqen të manipulojnë tjetrin për të arritur qëllimin e tyre. Dashuria është vetëmohuese dhe nuk kërkon asgjë në këmbim.
Revista Living