• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Një ngjarje historike” Rama jep lajmin: Më lini ta nis e të dal jashtë skenarit dhe ta them troç

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Një ngjarje historike” Rama jep lajmin: Më lini ta nis e të dal jashtë skenarit dhe ta them troç
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e OKB, se anëtarësimi shënon një tjetër gur themelor në rrugën drejt transformimit në përmbushjen e aspiratave si komb.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit Edi Rama

“Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspirata tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë.

Më lini ta nis duke dalë jashtë skenarit dhe duke e thënë troç, përkundër këshillës së ambasadorit dhe të të tjerëve: Sikur për asgjë tjetër, por vetëm për një tubim si ky, ku kaq shumë miq e të ftuar të shquar janë të pranishëm për të ndarë këtë moment me ne, ma ha mendja se Mandati i Këshillit të Sigurimit ia vlen. Ju faleminderit që jeni këtu.”, tha Rama, duke shtuar: “Shqipëria ishte një bunker në terr. Për thuajse gjysmë shekulli, ajo u zvarrit nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në Europë, që e bëri vendin tonë, më duhet ta them, Korenë e Veriut të Europës. Diktatura u shkërmoq falë thirrjes së njerëzve drejt asaj çka për natyrën njerëzore është një nevojë e brendshme: lirisë, barazisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Shumë herë, rrota e historisë lëviz në drejtime të çuditshme.

Për ne shqiptarët, zgjimi erdhi mjaft vonë, por ne i mbajtëm sytë kah na thërriste drita dhe qysh atëherë kemi ecur në një drejtim të vetëm, atë të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave e dinjitetit të njeriut, zhvillimit dhe reformave.
Që prej kësaj kohe, kërkimi i vendit të merituar në rajon dhe Europë ka mbetur busulla jonë, edhe në momentet më të mundimshme në rrugën tonë të vështirë drejt një shoqërie të lirë e demokratike, drejt familjes me të cilën duam të bashkohemi, familjes europiane së cilës i përkasim.
Bota ka ndryshuar dhe është transformuar gjatë 76 vjetëve të fundit. Shumë vende e shoqëri kanë parë jetët e tyre të ndryshojnë rrënjësisht, por mund ta them pa asnjë dyshim se transformimi i Shqipërisë është një prej më mbresëlënësve e më me ndikim, deri në atë pikë sa prirem te bie dakord me miqtë që na thonë se përgjatë tri dekadave të fundit, Shqipëria është transformuar më shumë se gjatë tre shekujve të fundit. Ky është bilanci ynë, për të cilin jemi krenarë dhe duam ta përmirësojmë më tej. Në ditët e sotme ne vërejmë se vlerat që dikur i merrnim të mirëqena si aspirata për t’u arritur janë vënë në mëdyshje, por, ne që u kemi mbijetuar kohëve të errëta, këto dyshime nuk i ushqejmë, sepse e dimë se cila është alternativa e këtyre vlerave. Ne i kemi vënë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në qendër të agjendës sonë për mandatin në Këshillin e Sigurimit. Ne i shohim ato si përparësitë e organizmit më të fuqishëm në botë”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 

Pas

Qumësht dhe mjaltë- Maska për flokë të mëndafshtë

Para

“Belgët erdhën sërish” Berisha paralajmëron Bashën: Ja lidhjet e kandidatit tënd me Ramën

Para
“Belgët erdhën sërish” Berisha paralajmëron Bashën: Ja lidhjet e kandidatit tënd me Ramën

“Belgët erdhën sërish” Berisha paralajmëron Bashën: Ja lidhjet e kandidatit tënd me Ramën

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

nga Fast News
08:30 | 15/01/2026
0

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

nga Fast News
08:00 | 15/01/2026
0

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

nga Fast News
20:37 | 14/01/2026
0

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

nga Fast News
18:00 | 14/01/2026
0

Recent News

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

08:30 | 15/01/2026
7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

08:00 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar