Gjyqtarja Enkelejda Hoxha e ka cilësuar procesin gjyqësor në ngarkim të saj si një sulm politik nga kryeministri Edi Rama.
Në seancën e sotme në GJKKO, ajo u shpreh se hetimi nisi menjëherë pasi u konsiderua si monstër nga ana e kreut të qeverisë.
Më vonë Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj.
Enkelejda Hoxha e cila u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.
Ajo është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe rrezikon një dënim me nurg nga një vit deri në katër vjet, nëse shpallet fajtore.
Me 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin Hoxhës nga detyra pë lirim në kundërshtim të ligjit të dy të burgosurve.
Gjyqtarja akuzohet se ka mundësuar uljen e dënimit dhe lirimin nga burgu të disa të dënuarve të profilit të lartë – përfshirë Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Hekuran Billën, kundrejt shumave që shkonin nga 6 mijë euro deri në 12 mijë euro.