Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Pagat nuk janë rritur asnjë lek në 8 vite” Revoltohet deputetja: Çmimet kanë arritur nivele të papërballueshme

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Pagat nuk janë rritur asnjë lek në 8 vite” Revoltohet deputetja: Çmimet kanë arritur nivele të papërballueshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka qenë sot në një nga tregjet e Tiranës.

Sipas saj puna ka rënë për shkak se çmimet janë rritur por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me rrogat gjatë këtyre 8 vite qeverisje të Edi Ramës.

Ajo citon edhe një raport të INSTAT, ku gjatë vitit 2021 pati një rritje të çmimeve, që u kushton qytetarëve 50 mijë lekë të vjetra.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Jemi në një nga tregjet e kryeqytetit ku shiten fruta-perime dhe mallra të konsumit ditor, siç është shporta ushqimore për çdo familje shqipëtare. Patëm bisedë me tregtarë, të cilët pranuan të flisnin para kamerave, por dhe me të tjerë të cilët nuk pranuan, nga frika se të nesërmen do ti vinin policia tatimore, krimi ekonomik, për ti dënuar për krimin që po bënin duke folur të vërtetën. Në fakt realiteti e tregon shumë qartë me pamjet.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Është një treg i boshatisur. Është një treg në të cilin ka rënë puna, sepse janë rritur çmimet dhe sepse qytetarët kanë paga të njëjta siç kanë pasur në këto 8 vitet e fundit. Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët nga të gjitha vendet kandidate dhe vendet anëtare të BE-së. Paga minimale është 245 euro, rreth 300 mijë lekë të vjetra.

Dhe jo të gjithë kanë mundësi që të marrin pagën minimale, sepse shumica e atyre që paguhen në të zezë, paguhen nën këtë pagën minimale. Sipas vetë INSTAT, organizatës që është shtetërore, ka një rritje në 2021 të çmimeve për qytetarët, deri në xhepat e tyre kushton me 50 mijë lekë të vjetra, për çdo muaj për një familje mesatare me katër persona. Ne sot në fillim të vitit 2022, vunë re se çmimet janë rritur përsëri.

Kjo vjen edhe si rezultat i rritjes së çmimit të naftës, të karburanteve, e rritjes së çmimit të gazit. Qeveria nuk është duke bërë asgjë për këtë. Përkundrazi, i ka mbushur me taksa karburanti dhe paguajnë 7 taksa brenda çmimit të karburantit. Kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë, ndërkohë që kemi ekonominë më të varfër. Një qeveri e korruptuar, e cila nuk mendon fare për qytetarët, një qeveri që nuk bën politika që i vijnë në ndihmë qytetarëve shqipëtarë.

Ne kemi një rast në fakt, për ta treguar refuzimin ndaj këtij modeli, që nuk i përfill qytetarët. Është një rast i vogël, në gjashtë bashki, të cilat po bëjnë zgjedhjet lokale, dhe mendoj që duhet ta shfrytëzojnë dhe shqipëtarët do ta shfrytëzojnë, për ti dhënë një mesazh, që janë kundër këtij modeli që nuk pyet për jetesën e qytetarëve shqipëtarë. Faleminderit.

Pas

Rikthehet dimri? Sinoptikanët zbulojnë se çfarë e pret Shqipërinë 5 ditët e ardhshme

Para

“Me super Sashën” Meta shijon fundjavën, kalon të dielën me maçokun që nuk i ndahet (FOTO)

Para
“Me super Sashën” Meta shijon fundjavën, kalon të dielën me maçokun që nuk i ndahet (FOTO)

“Me super Sashën” Meta shijon fundjavën, kalon të dielën me maçokun që nuk i ndahet (FOTO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Hiqen të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

Hiqen të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

nga Fast News
09:46 | 18/03/2026
0

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

nga Fast News
09:43 | 18/03/2026
0

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

nga Fast News
11:13 | 16/03/2026
0

Recent News

Hiqen të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

Hiqen të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

09:46 | 18/03/2026
Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

09:43 | 18/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora