• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Aksion blic në Tiranë/ Policia arreston 10 persona, zbardhen detajet e para

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Aksion blic në Tiranë/ Policia arreston 10 persona, zbardhen detajet e para
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona si dhe ka proceduar penalisht një tjetër.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale.



Mësohet se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 18 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe proceduan penalisht shtetasin K. Ç., 20 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi shtetasi F. S. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri revolver me pjesë të zbërthyera, të cilën shtetasi K. Ç. ka tentuar ta fshehë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. N., 26 vjeç, F. R., 28 vjeç dhe M. Ç., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 53 vjeç, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi në mënyrë të vazhdueshme kanoste fqinjët e tij, ndërsa gjatë shoqërimit, ka kanosur punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre, si dhe ka goditur derën e ambienteve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

– O. A., 26 vjeç dhe A. K., 18 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– D. K., 35 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin J. B., 40 vjeç, që po udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– Sh. P., 59 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin S. K., 77 vjeç. Më pas, drejtuesi i mjetit është përfshirë në aksident me disa mjete të tjera dhe për pasojë është dëmtuar vetë. Aktualisht shtetasi Sh. P. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
—-
Më datë 09.02.2022, shtetasi F. S., 30 vjeç, ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas

A e humbi kujdestarinë e fëmijëve gjatë qendrimit në “BB VIP”? Juristja tregon si qendron e vërteta për Arjola Demirin

Para

“Askush s’do e ndalojë dot” Parashikimi i frikshëm i Baba Vangas, shpjegon se ç’do ndodhë me konfliktin e bujshëm

Para
“Askush s’do e ndalojë dot” Parashikimi i frikshëm i Baba Vangas, shpjegon se ç’do ndodhë me konfliktin e bujshëm

“Askush s’do e ndalojë dot” Parashikimi i frikshëm i Baba Vangas, shpjegon se ç’do ndodhë me konfliktin e bujshëm

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar