Ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022, ndërsa KQZ do të fusë në ‘sitë’ 20 emrat e përzgjedhur nga partitë politike.
KQZ bënë me dije se nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte.
Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Shkodër, zj. Majlinda Angoni
Durrës, zj. Emiriana Sako
Lushnje, zj. Eriselda Sefa
Rrogozhinë, z. Edison Memolla
Vorë, z. Blerim Shera
Dibër, z. Rahim Spahiu
Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi
Bashkia Dibër, z. Luan Haka
Bashkia Vorë, z. Ymer Marku
Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa
Bashkia Durrës, z. Luan Hoti
Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana
Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi
Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia
Bashkia Durrës, z. Ardian Muka
Bashkia Lushnje, z. Elton Bano
Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani
Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:
Bashkia Durrës, z. Jonid Nano
Bashkia Dibër, z. Dritan Torba
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke verifikuar dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët, formularët e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.kqz.gov.al.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.