Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një intervistën për “Al Jazera”, ku ka folur për të gjitha skenarët se si mund të vijojë atmosfera në politikën shqiptare nëse në 30 qershor bëhen zgjedhje.
Lideri demokrat, Lulzim Basha u ndal edhe tek përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, e cila publikoi pjesë nga përgjimet e zyrtarëve të Partisë Socialiste me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj, në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme 2017, ku PD akuzon drejtpërdrejt Ramën se pushteti i tij është produkt ilegjitim i formuar nga krimi.
Pjesë nga intervista e Bashës:
Pyetje: Kërkoj ndjesë nëse i keni dhënë përgjigje tashmë kësaj pyetjeje. Kemi parë deklaratat e kryeministrit Rama, deklaratat tuaja dhe fjalimet në protesta dhe sigurisht pozicionin e fundit të Presidentit Meta. Por duket se asgjë nuk ka ndryshuar për momentin. Pozicionet janë deklaruar, kryeministri Rama insiston tek ajo që do të ndodhë më 30 qershor.Dua t’ju pyes, përveç bojkotit të zgjedhjeve, çfarë mund të bëni tjetër që të mos polarizojë dhe rrezikojë sigurinë publike për të cilën Presidenti është i shqetësuar, dhe çfarë mendoni se do të ndodhë në ditën e 30 qershorit?
Basha: Ju faleminderit për pyetjen. Shumë ka ndryshuar në javët që kanë kaluar dhe shumë ka ndryshuar që në ditën kur jemi parë herën e fundit kur ju më intervistuat.Ndryshimi më thelbësor është se 30 qershori nuk është më një datë kushtetuese për zgjedhje.Dekreti i Presidentit është publikuar dhe ka hyrë në fuqi. Në situatën aktuale ku Shqipëria për herë të parë në historinë e Republikës Parlamentare është pa një Gjykatë Kushtetuese nuk ka një autoritet të vetëm për të vendosur mbi autoritetin e Presidentit të vendosë në një çështje për të cilën Presidenti është shprehur në mënyrë ekskluzive.
Ne kemi fjalën e miqve tanë ndërkombëtarë një situatë të re politike në vend që nga dekreti i Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo situatë e re politike ishte perceptuar nga disa si një shans për t’i sjellë qeverisë ilegjitime të Edi Ramës pranimin se tani është koha për të zgjidhur përplasjet midis një grushti të politikanëve të korruptuar, bosëve të krimit të organizuar, miqve të qeverisë dhe pjesës tjetër, qytetarëve shqiptarë, me një marrëveshje politike.
Këtu diçka ka ndryshuar. Jo për ne, por për ata që kishin iluzione, për të cilat motive Edi Rama është i shqetësuar. Z.Rama ka thënë, siç edhe ju e cituat, në një proces i cili për momentin nuk është vetëm nul, ilegjitim, kriminale, por gjithashtu është edhe antikushtetues. Kjo nënkupton se Shqipëria do të përkeqësojë kushtet e “Coup d’état”. Përgjatë këtij bashkëbisedimi kam thirrur qytetarët të përgatisin veten e tyre për të bërë, ato të cilat qytetarët europianë janë të detyruar të bëjnë, kur ata përballen me pasojat e “Coup d’état”. Kam besimin e plotë se fuqia e bashkimit do të mbizotërojë mbi lojërat e fuqisë që z.Rama dhe një grushti kriminelësh po luajnë në një hapësirë të rregullit kushtetues, demokraci dhe ekzistencës paqësore demokratike.
Pyetja: A do të thotë kjo se ju do të mobilizoni njerëzit që të rezistojnë në lidhje me datën e zgjedhjeve më 30 qershor?
Lulzim Basha: Është shumë e rëndësishme për ju dhe shikuesit tuaj për të kuptuar se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. As ligjore, as kushtetuese. Çdo proces që është planifikuar për njerëzit që duhet të jenë pas hekurave për trafik droge, trafik të grave dhe në fakt garojnë për kryetarë bashkish, ose janë prapa grupit në fushatës e z. Rama, çdolloj procesi që është planifikuar nuk do t’i përngjajë zgjedhjeve as formalisht, as në thelb dhe pa dyshim as në mënyrë kushtetuese.
Nëse ka një këmbëngulje mes një grupi njerëzish për të vazhduar në një situatë të tillë në një proces të rremë votimi, kjo dhe hapat e tjerë që janë ndërmarrë janë tentativë për grusht shteti dhe opozita do të thërrasë sipas kërkesës së qytetarëve shqiptarë për të bërë asgjë më pak dhe asgjë më shumë atë çfarë shoqëritë perëndimore do të bënin në kushte të ngjashme. Ju jeni qytetar europian, çfarë do të bënit nëse në vendin tuaj kryeministri në mënyrë ilegjitime uzurpon drejtësinë, uzurpon fuqinë parlamentare e cila nuk i takon, të vrasë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bosët e krimit të organizuar, është ekspozuar në disa përgjime zyrtare të prokurorë së antimafias, nga media ndërkombëtare, nga gazeta më e madhe në Europë “Bild”, garon persona të cilët duhet të ishin në burg, si kryetarë bashkish, ka përdorur fuqinë e parasë të bosëve të krimit të organizuar për t’i mbështetur, dhe refuzon t’i bindet dekretit të Presidentit se 30 qershori nuk është më një ditë zgjedhjesh. Keni kohë që të reflektoni se çfarë do të bënin njerëzit e vendit tuaj dhe unë kam kohë të përfitoj prej kësaj të pasuroj arsyetimin tim dhe rekomandimet e mia për qytetarët shqiptarë se si do të duhej të reagonin.