Ndodh shpesh herë që kur një mik i ngushtë apo një i afërm ju prezanton partnerin e saj të ri, të duket ikur po për përjeton një “deja vu”. Tashmë ka një hulumtim që do të vërtetojë diçka për të cilën mund të keni dyshuar shumë gjatë; njerëzit mund të bëjnë të njëjtat zgjedhje shumë herë.
Psikologët thonë se kanë parë që njerëzit kanë tendencë të zgjedhin një partner me personalitet të ngjashëm më të vetin dhe shpesh herë përfundojnë, duke zgjedhur edhe partnerin e ri me tipare të njëjta si ish i dashuri i tyre. E thënë me fjalë të tjera nuk është një surprizë që, partneri i ri i mikut tuaj, të jetë po aq i padurueshëm sa i mëparshmi.
Geoff MacDonald, pedagog i psikologjisë në Universitetin e Torontos dhe një ndër autorët kryesorë të studimit, tha se shpesh herë njerëzit ankohen se gjithçka shkon keq në marrëdhëniet e tyre sentimentale, duke bërë që të ndahen shumë herë deri sa të gjejnë personin e duhur. Sipas MacDonald, kjo gjë vjen pasi, njerëzit kanë tendencën të gjejnë partnerë me tipare të njëjta.
“Vë bast së nëse njerëzit do të zgjidhnin një partner ndryshe nga ata që pëlqejnë zakonisht, kjo do të ndryshonte dhe jetën e tyre,” tha ai.
Ndër të tjera Mac Donald dhe kolegu i tij Yoobin Park, raportuan se kanë arritur në këtë përfundim pas një studimi afatgjatë që kishin kryer. Ata kanë shqyrtuar modelet e përgjigjeve të 21 pyetjeve, që kishin për qëllim të analizonin tiparet e personalitetit, duke përfshirë ekstraversionin, ndërgjegjen dhe neuroticizmin. Duke përdorur të dhëna nga 332 pjesëmarrës, ekipi gjeti që njerëzit ishin të pirur që të zgjidhin partnerë me modele të personalitetit të ngjashëm me parterët e tyre të mëparshme. Studiuesit thonë se ka faktorë të ndryshëm që bëjnë të mundur për të zgjedhjen e partnerëve me të njëjtat tipare, ata mund të ndjekin të njëjtat ngjarje shoqërore, kanë preferenca të njëjta për të parë një film, mund të punojnë në të njëjtin profesion. Njerëzit përgjithësisht tërhiqen shumë ndaj diçkaje që i duket shumë e afërt me veten.
Ndërsa Robim Dunar, profesor psikologjie në universitetin e Oksfordit, tha se kishte shumë debate rreth këtij fenomeni. Ai ka mendim ndryshme për këtë fenomen.
“Hulumtimi ynë ka treguar se, duke qenë se në çdo marrëdhënie në kemi tendencën të gjejmë njerëz që na përshtaten, atëherë edhe për një partner sentimental do të mendojmë për dikë që na përshtatet, duke krijuar kështu marrëdhënie me një njeri që ka tipare të përbashkëta me partnerin e mëparshëm,” shtoi Dunar.
Sipas tij kjo nuk ka pse të duket e habitshme, pasi në fund të fundit, do të krijojmë marrëdhënie, qoftë sentimentale, qoftë shoqërore me dikë që ka të njëjtat interesa dhe mendime si ne, përndryshe do të përfundojmë duke pasur një marrëdhënie aspak të përshtatshme./ Përktheu Gazeta Si nga The Guardian/